Pas Fernando Kris, vjen videoklipi

Çiljeta Xhilaga së shpejti do të sjellë në jetë djalin e saj të parë, që ka vendosur ta quaj Fernando Kris.
Ndonëse pas lindjes ajo do të shpërngulet për të jetuar në Florida, në SHBA, Çili nuk do t'i mungojë skenës sonë muzikore. "Do të rikthehem në skenë këtë verë, me një videoklip të ri", ka bërë të ditur këngëtarja. Ajo tashme ka mbyllur dyqanin e saj me veshje që kishte në Tiranë, pasi dëshiron që t'i kushtojë vëmendje të plotë djalit të saj. /Indeksonline/