E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saadi Gheddafi ka frikë se mos e vrasin

Saadi Gheddafi, i biri i ish-kolonelit libian Muammar Gheddafi, i vrarë afro dy javë më parë në vendlindjen e tij Sirte, i ka kërkuar Interpolit përmes avokatit të tij, që të anulojë mandatin e arrestit, për shkak se sipas tij, autoritetet libiane nuk do të ishin në gjendje të kryenin një proces të drejtë gjyqësor ndaj tij.

Ish-futbollisti profesionist, Saadi, tashmë biznesmen, u arratis për në Nigeri, kur forcat kryengritëse morën në duar kryeqytetin libian, Tripoli.

“Kam dyshime, se klienti im mund të vritet si i ati, nëse do t`i dorëzohet Libisë”, bëri me dije për mediat algjeriane, avokati i Saadi al Gheddafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›