BE po “financon” strukturat paralele serbe

Ish-ministri britanik për Evropë, Denis MacShane e ka quajtur raportin e eurodeputetit Dick Marty turp për Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se Këshilli i Evropës nuk është dashur ta lejojë të dalë një raporti i tillë i mbushur me propagandë dhe pa kurrfarë dëshmish konkrete.
MacShane ka thënë se raporti i Martyt, në të cilin përveç udhëheqësve të tjerë të ish- UÇK-së, është përfshirë në akuza edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kishte qëllime propagandistike pa prova konkrete. Ai ka thënë se gjatë vitit 1999 çdo gjë mud të ketë ndodhur , por jo trafikim organesh.
Duke folur para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, MacShane ka thënë se çështja e Kosovës duhet të ndryshoj më shpejt në raport me Bashkimin e Evropian sidomos vendet që nuk e kanë njohur atë. Pak ditë pas publikimit të librit të tij “ Pse Kosova është ende e rëndësishme”, MacShane ka thënë se çështja e Kosovës është ende një pikë e ndjeshme në Evropë.
Diplomati britanik ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk mund të kenë dialog konstruktiv, përderisa Serbia me fondet që merr si ndihmë prej BE-së po financon strukturat paralele.
“Bashkimi Evropian jep 200 milionë euro në vit për mbështetjen e Serbisë. E mbi 200 milionë euro në vit gjithashtu jep Serbia për mbajtjen e strukturave paralele në Kosovë. Prandaj unë dëshiroj t`i them përfaqsuesve të Bashkimit Evropian t`i ndërpresë këto fonde”, ka thënë MacShane, raporton RTK.
Ish-ministri Britanik, ka thënë se Kosova është gjithashtu viktimë e fuqive politike në OKB. “Kosova është gjithashtu është viktimë e fuqive politike jo vetëm në lidhje me raportin por dhe me Serbinë. Kjo ka të bëjë sidomos në OKB e cila nuk po e njeh Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar refuzon të njoh Kosovën në vend që të rishkruaj Rezolutën 12 44 që është njëri nga tekstet më të këqija të shkruara në historinë Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar MacShane.