E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Maqedonisë, Fyle viziton Kosovën. Tirana duhet të presë

Share

Pasi vizitoi Maqedoninë javën e Kaluar, komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle do të vizitojë edhe Kosovën. Vizita e tij në Kosovë javën e ardhshme në Prishtinë është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

E ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë se kur Stefan Fyle do të vizitojë Tiranën. Ai ka dërguar disa herë ndihmësin e vet, Stefan Sanino, ndërsa është mjaftuar me një inkurajim në Twitter për Shqipërinë.

Pak javë më parë, në një intervistë për Top Channel, Fyle deklaronte se kishte ne plan që të vizitonte Shqipërinë. Se kur, mbetet për tu mësuar. Por, deri më tani është fakt, që të gjitha vendet e rajonit janë vizituar nga personalitetet më të larta të BE-së. Shqipëria jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›