E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Mediu: Vota të shprehë vullnetin e popullit

Tiranë- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet të ndihmojë që vota të shprehë vullnetin e popullit.

Gjatë një takimi me gratë republikane, ai u shpreh se vota duhet të shkojë për partinë që është drejtuar dhe jo për partitë e mëdha.

Nëse do themi se zonjat e zbusin politikën, në mënyrë të padiskutueshme zbutjen e kësaj politike mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet një raporti të drejtë kualitativ në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në institucione të tjera. Që të ketë mundësi konkurimi real për ju duhet të ketë mundësi konkurimi real për subjektet politike në të cilat ju përfaqësoheni dhe përfshiheni në garë. Nëse do të ndërtohen formula brenda sistemit zgjedhor për ti rrëmbyer një partie apo një partie tjetër kandidat kjo padyshim jo vetëm do cënojë kuotën, por edhe përfaqësimimn e drejtë të qytetarëve shqiptar,- tha Mediu.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma zgjedhore në Kosovë, zgjerohet debati Kosovë- Në Kosovë vazhdojnë debatet për reformën zgjedhore, dhe deri...
  2. Konferenca ndërkombëtare e Ujit, Mediu: Progres në fushën e menaxhimit Tiranë- Duke folur në konferencën ndërkombatëre për Ujin, ministri i...
  3. Reforma Zgjedhore, nis punimet Komisioni Tiranë- Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore filloi...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›