E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Taksë progresive, luftë monopoleve, do heqim referencat e do zgjidhim çështjen e pronës

Share

PS realizon një tryezë për biznesin ku pati një interes të jashtëzakonshëm. Kryetari i PS prezanton projektin e PS, por premton se do marrë mendimet e biznesit nga kjo tryezë për ti bërë pjesë e programit. Rama premton se kur të jetë në pushtet do mblidhet rregullisht me biznesin si sot

Me dhjetëra përfaqësues të biznesit në vend u mblodhën të premten për të dëgjuar e për tu dëgjuar nga Partia Socialiste për lehtësimin e problemeve të tyre si dhe për një perspektivë më të madhe zhvillimi.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama foli në fillim të tryezës dhe në fund pasi dëgjoi mendimet që dhanë përfaqësuesit e biznesit. Këta të fundit kanë shprehur vlerësim për propozimin e opozitës për taksën progresive, kanë kërkuar prej saj të përshpejtohet puna për ngritjen e Gjykatës Administrative dhe mbi të gjitha shtruan problemin e referencave që po mbyt biznesin.

Një tryezë në kohëra të turbullta

Takimi me biznesin vjen pas vizitës së kryetarit të PS, Edi Rama, në Uashington, ku deklaroi se ka paraqitur vizionin e opozitës për zhvillimin e vendit. Por vjen edhe në ditën kur Fondacioni Bertelsmann deklaron se ekonomia shqiptare ka shënuar hapa mbrapa, se rritja ekonomike është ulur në mënyrë drastike dhe sektori privat është në pikë të hallit nga politika e mbrapshtë e qeverisë.

Sekretari për Sipërmarrjen në PS Arben Ahmetaj, që ka kryer edhe moderatorin e tryezës u përqendrua në faktin se socialistët do dëgjojnë me shumë vëmendje sipërmarrjen dhe do ta bëjnë atë pjesë të Programit të ri të PS: Kjo tryezë do të pasohet nga tryeza të tjera shumë prej të cilave do të organizohen nëpër rajone të ndryshme të vendit në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, me përfaqësues biznesi apo me shoqata të tjera përfaqësimi të biznesit. Në fund të procesit ne do të kemi librin e opinioneve të ardhura nga ju dhe nga të gjitha bizneset e të gjithë vendit. Idetë tuaja, taksat, tatimet, administrimi fiskal, administrimi i shtetit apo për shumë e shumë apo linja e qeverisjes do të jenë linja shumë të rëndësishme të programit tonë Për Një Rilindje Shqiptare, tha ai.

Pasi janë njohur me propozimet e PS që lidhen me biznesin, vetë drejtuesit e shoqatave të biznesit kanë shpalosur pikëpamjet e tyre, për propozimet e opozitës.

“Taksa progresive është fare e natyrshme të jetë e zbatueshme në Shqipëri në sektorët strategjikë, të mbyllur me ligj. Në sektorët e privilegjuar me leje shtetërore dhe që sigurojnë fitime jo në kushte të konkurrencës së lirë, por si pasojë e lejeve që ka dhënë qeveria, në këto sektorë është e arsyeshme, edhe kjo bie edhe në konformitet me atë që thamë më parë për hapjen e tregjeve të bllokuara”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.

“Ju inkurajojmë për ligjin për Gjykatën Administrative. Ne kërkojmë që ju të jeni të vëmendshëm në përmbajtjen e këtij ligji shumë të rëndësishëm për ne. Shoqatat e biznesit duhet të jenë partnere sociale të qeverisë dhe të opozitës”, tha Luan Bregasi, president i “Bussines Albania”.

“Ne gëzohemi shumë që dëgjojmë shprehjen që ‘do të hiqen referencat’. Këtë e kemi dëgjuar që në 2006, 2007, janë gjëra që janë premtuar. Kemi marrë premtime edhe para 2005, por kur vjen puna edhe ulemi në tavolina e dëgjojmë nga të njëjtët persona se ky është një proces shumë i vështirë”, u shpreh Floreta Luli Faber, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

 

Premtimet e Edi Ramës

Kryetari i PS, Edi Rama, premtoi që në fillim të fjalës së tij se ajo që do të garantojë Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do jetë konkurrenca e lirë dhe çlirimi i sipërmarrjes nga monopolet. Dua tju siguroj sot solemnisht se qeveria jonë do të ulet me ju siç jemi të ulur këtu sot përpara çdo hapi të rëndësishëm me impakt në punën tuaj që ne do të hedhim, tha Rama.

Gjeni më poshtë disa nga premtimet e Ramës:

-Së pari ne duam të ofrojmë një politike të re fiskale, e cila synon të ulë koston e jetesës për shumicën e shqiptarëve. Proces ky që kryesisht, sipas këndvështrimit tonë duhet të mbështetet tek heqja e barrës së taksës sheshtë dhe vendosja e një drejtësie sociale përmes taksimit progresiv. Individët që i përkasin shtresës së varfër, por edhe ata që janë sot shtresa e mesme në Shqipëri duhet të përfitojnë një ulje serioze të barrës fiskale. Sot një infermier apo një mësues, apo edhe një i punësuar në sektorin publik ose privat me një pagë deri në 800 mijë lekë të vjetra punon një muaj për qeverinë, shuma e taksës që ai paguan është e barabartë me pagën e 12.

-Qeveria nuk mund tu kërkojë sforco të reja dhe as tju shtojë mundimet konsumatorëve shqiptarë, nëse nuk rrënjoset bindja se kushdo duhet të kontribuojë sipas të ardhurave dhe pasurisë së vet dhe askush individualisht nuk duhet ti shmanget taksimit progresiv. Ne duam ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë në fund të ditës kush është më i pasur të ketë natyrshëm një barrë fiskale më të lartë se sa kush është më i varfër.

-Nga ana tjetër nuk ka rast më të mirë se ky për të theksuar se ne do ti mbështesim të gjitha ato nisma dhe kontrata koncesionare të bëra në respekt të ligjit. Gjëja e parë në krye të punëve do të jetë mbështetja ndaj këtyre nismave të rëndësishme dhe në këmbim ne, sigurisht, presim respektim të kontratave dhe korrektësi në lëvrimin e detyrimeve në të mirë të biznesit, të shoqërisë dhe të ekonomisë. Në programin tonë ne jemi shprehur qartë, do të shfuqizojmë të gjitha lejet koncesionare për vepra hidroenergjetike që nuk kanë respektuar afatet ligjore dhe do të krijojmë mundësi të barabarta për përfshirjen e investitorëve serioz vendas dhe të huaj që dinë të zhvillojnë projekte në mënyrë transparente duke respektuar mjedisin.

-Dëshiroj po ashtu që solemnisht të angazhohem përpara jush që ne do ti heqim përfundimisht referencat. Sistemi i referencave aktuale është mjet abuzimi politik. Ato u vendosën kur teknologjia ishte larg optimales, me idenë për të mos lejuar abuzim me çmimet dhe faturat, por tanimë janë kthyer në gangrenë për biznesin, në gangrenë për qeverisjen, në gangrenë për shoqërinë.

-Nga ana tjetër dëshiroj tju them se ne duam ta garantojmë sipërmarrjen duke i lehtësuar një pjesë të madhe të stresit dhe të mundimeve në ecejaket e pafundme administrative dhe duam ti unifikojmë institucionet fiskale në një të vetëm.

Duam të krijojmë një strukturë të vetme të të ardhurave, e cila ti shkurtojë biznesit kohë dhe kosto, por të lehtësojë dhe kostot administrative të vetë qeverisë duke krijuar kushte për transparencë dhe për ulje të konsiderueshme të abuzimit.

-Për ne zhvillimi modern rural përkundër braktisjes së fshatit në një gjendj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›