E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Mlladic kerkohen bashkepunetoret

Pas arrestimit të Ratko Mlladic, autoritetet do të vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat që e ndihmuan gjeneralin t’i fshihej drejtësisë ndërkombëtare për 16 vjet me radhë.

Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e presidentit serb, Boris Tadic dhënë për BBC-në, ku tha gjithashtu se hetimi do të shtrihet thellësisht tek forcat e armatosura dhe policia serbe për të identifikuar personat që ndihmuan në fshehjen e tij.

Ratko Mlladic u arrestua ditën e enjte dhe kërkohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›