E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legarde pret hetimin, merr bekimin e Klintonit

Ministrja franceze e Financave, Kristin Legarde, ka marrë dje edhe mbështetjen e sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për kandidaturën e saj në garën për fronin e FMN-së. Mbështetja e Hillari Klintonit u bë pasi kandidatura e Legarde u vu në dyshim pas një note proteste nga Rusia, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe India, se kreu i ri i FMN-së nuk ka arsye pse duhet të jetë europian. Me bekimin e Klintonit, Legarde u afrua edhe një hap më shumë drejt FMN-së, por ministrja është në hetim korrupsioni në Francë. Legarde, 55 vjeçe, po hetohet pasi një kontratë prej mbi 300 milionë eurosh iu dha një maniati të mashtrimit të taksave, i cili kishte mbështetur partinë e saj. Ai e fitoi kontratën pasi Legarde mbylli një debat që ai kishte me një bankë për arbitraritetin. Gjykatësit e Parisit do të vendosin nëse do ta hetojnë apo jo ministren më 10 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›