E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu i artë i Shtraus Kan

Dominik Shtraus Kan do ta kalojë arrestin shtëpiak në Nju Jork, në një nga zonat më luksoze të Amerikës, në Tribeka, në një shtëpi që kushton 50 mijë dollarë në muaj. Tani ai jeton vetëm pak hapa larg restorantit Nobu, në pronësi të Robert de Niros dhe është fqinj me personazhe të famshme si regjisori i Lord of the Rings, Piter Xhakson, Jay Z e Beyonce. Shtraus Kan do të jetojë, derisa të përfundojë gjyqi i tij për akuzat seksuale, në një super-shtëpi rreth 2 kilometra katrorë, me tarracë të madhe që sheh nga qendra e Nju Jorkut, me mini-kinema, me palestër, pasi gruaja e tij, An Sinkler, pagoi një garanci prej 6 milionë dollarësh. Pesë makina policie e ruajnë shtëpinë që ai të mos largohet, por edhe që ta mbrojnë nga ndonjë sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›