Gjykatësi shpallet fajtor, rrahu gruan se i vonoi ushqimin
Një gjykatës në Britani e mbylli karrierën në moshën 61-vjeçare, pasi u gjet fajtor nga kolegët e tij se kishte rrahur të shoqen. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Xhejms Allen, por edhe gruaja e tij, Melani, hetuese, janë akuzuar se kanë gënjyer nën betimin e gjykatës, në përpjekje për ta nxjerrë burrin të pafajshëm. Gjatë marrjes në pyetje, ata deklaruan se Allen nuk kishte qenë i dhunshëm, por Melania e kishte goditur vetë fytyrën e saj me grusht tri herë. Gjykata kishte mësuar nga policia se gruaja i kishte telefonuar menjëherë pas incidentit dhe kur ata kishin mbërritur në shtëpinë e tyre, ajo e kishte akuzuar hapur të shoqin. Allen e kishte humbur kontrollin kur e shoqja i kishte vonuar vaktin e pasdites për 90 minuta, pasi ishte duke biseduar me pastruesen e tyre, e cila kërkonte këshilla për një sëmundje të rëndë të së ëmës. Sapo pastruesja është larguar, Allen e ka sulmuar të shoqen.