E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Tiranes Shkumbinin e mund edhe Bylisi

Nje gol i vonshem i realizuar nga sulmuesi kamerunas Guy Madjko i siguroi Bylisit nje fitore jetike ne triumfin 3-2 ndaj Shkumbinit ne takimin e vlefshem per javen e fundit te fazes se pare e duke hequr sadopak kujtimet e hidhura nga ai shkaterrim 6-0 me Teuten nje jave me pare. Ky takim i zhvilluar ne Adush Muca te Ballshit nisi gati me 100 minuta vonese nga ora 1300 kur ishte programuar ne 1420. Ishte sulmuesi Fjodor Xhafa qe shenoi i pari per Bylisin me nje gol te realizuar ne minuten e 11-te por Bekim Kuli balancoi rezultatin ne minuten e fundit te pjeses se pare. Nderkohe pak minuta me vone ishte serish vlonjati 33-vjecar Fjodor Xhafa ai qe i dha per here te dyte avantazhin ekipit te Nikola Ilievskit ne minuten e 47-te por sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit Arlind Nora ekuilibroi rezultatin 2-2 ne minuten e 88-te. 26-vjecari kamerunas Guy Madjo fiksoi shifrat 3-2 ne minuten e 88-te duke i dhuruar fitoren e trete sezonale Bylisit pas atyre me Kastriotin 1-0 dhe Besen 3-1. Per Shkumbinin humbja ne Ballsh ishte e pesta ne 11 jave. Bylisi u ngjit ne kuoten e 10 pikeve duke lene pas Besen 8 qe nga ana e saj humbi me Lacin Elbasanin luan sot me Flamurtarin dhe Kastriotin luan neser kunder Teutes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›