Pogradeci mban kreun Partizani merr nje pike perballe Tomorit
Java e 9-te e kampionatit te Kategorise se Pare dhuroi mjaft rezultate surprize nder te cilat mund te evidentohet barazimi i Partizanit ne Berat ndaj skuadres vendase Tomori me pretendime te medha ne kete edicion. Te kuqte e Bajkos edhe pse jane ne krize financiare dhe pa mjedise stervitore kane arritur te dalin me 1 pike nga fusha e Beratit duke u hequr mundesine vendasve per te marre 3 pike dhe ngjitur me tej ne klasifikim. Duhet thene se Tomori ka humbur edhe nje penallti ne kete ndeshje me ane te Caushajt ne minuten e 58-te. Beratasit kane dominuar totalisht ne loje por nuk kane arritur te gjejne golin i cili ben edhe diferencen ne futboll. Barazime ne transferta te veshtira kane arritur edhe dy kryesuesit e tjere Pogradeci dhe Kamza duke ruajtur pozitat e tyre ne klasifikim. Liqenoret kane dale me nje barazim te bardhe 0-0 nga Lezha ku skuadra vendase Beselidhja ka bere cmos per te fituar. Por prapavija pogradecare dhe portieri Bytyci kane arritur ta mbajne te paprekur porten e vet duke mos dale duarbosh nga stadiumi Brian Filipi. Po keshtu Kamza ka marre nje pike ne Puke ndaj Terbunit vendes teksa ndeshja mes tyre ka ruajtur bardhesine e fillimit te lojes. Ky rezultat duket se u shkon me teper per shtat kamzalinjve qe mbeten serish ne pozita kryesuese. Nderkohe qe per tu nenvizuar eshte takimi i zhvilluar ne Vlore. Miqte nga Lushnja rane ne transferten e Vlores ku jane mundur minimalisht 1-0. Ky konsiderohet si nje shans i humbur per lushnjaret te cilet e kane konfirmuar veten si pretendente reale per tu ngjitur ne Superlige. Nga ana tjeter keto mund te cilesohen si tri pike te arta per Vloren qe po i largohet dalengadale fundit te ftohte te klasifikimit fund i cili ka per padron Gramshin me vetem 3 pike qe ka vijuar te humbase edhe ne javen e 9-te. Plot 3 gola kane pesuar gramshiotet ne Burrel edhe pse kane kaluar te paret ne epersi me ane te Dukes ne minuten e 23-te. Por matjanet kane permbysur gjithcka duke shtuar edhe 3 pike te tjera ne llogarine e vet. Nderkohe qe nga ana tjeter nje fitore minimale ka marre Gramozi ne fushen e vet ku ka mundur Luftetarin mik. Kjo fitore u ka sherbyer kolonjareve per tu ngjitur ne vendin e 5-te te renditjes pas javes se 9-te ne kuoten e 15 pikeve. Tre pike te arta ka marre edhe Apolonia ku ka fituar in extremis ndaj Mamurrasit. Goli i shenuar nga vendesit ne minuten e 24-t me ane te Gerxhos eshte barazuar ne minuten e 87-te nga Mziu per Mamurrasin. Dhe ne momentin kur u duk se ndeshja do te mbyllej nje barazim Apolonia eshte kunderpergjigjur brenda 60 sekondave duke rifituar epersine. Goli i Jedevic ne minuten e 88-te ka vulosur fitoren e veshtire te fierakeve me rezultatin 2-1. kushti ishin tre pike me mjaft vlera per fieraket qe i bashkohen Kamzes ne vendin e dyte me 18 pike nje me pak se Pogradeci qe ruan kryesimin ne kuoten e 19 pikeve.
Renditja Nd. Pike
1. Pogradeci 9 19
2. Kamza 9 18
3. Apolonia 9 18
4. Mamurrasi 9 16
5. Lushnja 9 16
6. Gramozi 9 15
7. Tomori 9 14
8. Beselidhja 9 13
9. Terbuni 9 11
10. Partizani 9 11
11. Burreli 9 10
12. Bilisht S. 9 10
13. Luftetari 9 9
14. Vlora 9 9
15. Ada 9 6
16. Gramshi 9 3