Durrës, ekzekutohet me armë një 28-vjeçar
Vrasje në Durrës, në orët e para të pasdites. Një 28 vjeçar mbetet viktimë e goditjeve me automatik nga një person i cili identifikohet me inicialet Q.C. Vrasia ka ndodhur pas stadiumit ’Niko Dovana’ të këtij qytetit.
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e bregdetarë të Durrësit, ku një i ri është ekzekutuar me automatik, prapa stadiumit ’Niko Dovana’ të këtij qytetit. Viktima është Denis Zani, 28 vjeç, banorë i lagjes 15 Durrës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por s’ka bërë dot të mundur arrestimin e autorit të vrasjes, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë bëhet e ditur se autori i këtij krimi makabër është banues po në lagjen e 28 vjeçarit, i cili gjeti dhe vdekjen, gjithashtu bëhen të ditura inicialet e tij të cilat janë Q.C. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vrasësit, gjithashtu po hetohet për zbardhjen e kësaj vrasjeje. Sipas policisë, pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi thuhet se viktima dhe autori kanë pasur konflikte para se të ndodhte vrasja. (a.r/news24/balkanweb)