Tiranë, gjendet 5-vjeçari ngaPaskuqani, humbi në orën 17
TIRANE - Një fëmijë 5- vjeçar nga Paskuqani, që humbi në orën 17.00, u gjet nga policia pranë qendrës tregtare TEG. Prindërit e tij e denoncuan humbjen rreth orës 21:30 në polici, pasi vogëlushi që kishte dalë për të luajtur rreth orës 17:00 nuk u kthye në shtëpi. Familjarët e konstatuan humbjen e tij në orën 18:00 dhe menjëherë nisën kërkimet. Kur ato rezultuan të pasuksesshme për afro 3 orë, ata njoftuan Komisariatin nr.5 që nisi kërkimet intensive.
Burime nga komisariati nr. 5 deklaruan për televizionin "A1 Report" se fëmija quhet Ermal Shpëtim Lala, është 5 vjeç dhe nuk flet për shkak të problemeve shëndetësore. Ai mban veshur një bluzë me vija bardh e zi dhe pantallona të kuqe.
Ermali ka dalë nga shtëpia rreth orës 17.00 për të luajtur me shokët dhe pas afro dy orësh, kur ai nuk është kthyer në shtëpi, prindërit janë alarmuar duke nisur kërkimet. Pasi kanë pyetur tek fqinjët e të afërmit dhe janë siguruar që nuk ndodhej, atëherë kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur kërkimet.
Njerëz të ndryshëm në rrugë iu kanë thënë familjarëve se e kanë parë vetëm duke ecur në rrugë. Prindërit gjenden në polici, ndërsa vogëlushi po kërkohet në gjithë zonën e Paskuqanit dhe më gjerë.
Familjarët i luten çdokujt që ka ndonjë informacion të njoftojë në Polici në numrin 129.
Ky është rasti i dytë i humbjes së fëmijëve brenda 12 orëve në Tiranë, pasi gjatë orëve të paradites, u deklarua e humbur një vajzë e mitur me emrin Xhensila K.
Redaksia online
(ar.sh/g.s/shqiptarja.com)