E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas barrikadave rezistenca infekton dhe zyrtarët

Qeveria e Serbisë po vazhdon me avazin e bojkotimit të takimeve rajonale. Së fundi, një qeveritar serb, por edhe një boshnjak, kanë braktisur takimin e organizuar në Tiranë nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal për Evropën Juglindore Elektronike.

Në momentin kur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka marrë fjalën, në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës si palë e barabartë në këtë forum të nivelit rajonal, sallën e kanë braktisur përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjes .

Në këtë takim të nivelit të lartë për zhvillimin e shoqërisë teknologjike, ku po marrin pjesë ministrat nga rajoni që mbulojnë fushën e Teknologjisë Informative, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përfaqësues të KE-së, UNDP-së, të drejtës së Zyrës së Zhvillimit të Telekomunikacionit të ITU-së, etj.

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet fuqishëm Iniciativën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për Evropën Juglindore Elektronike dhe është e përkushtuar se plani i veprimit të e-SEE Agjenda Plus, do të implementohet në Kosovë në bazë të afateve të rishikuara. Kështu ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, në këtë takim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›