E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas cminimit do shtrojme rrugen e fshatit"

Ushtria do te vazhdoje te qendroje ne Gerdec deri ne pastrimin e plote te zones. Por qendrimi i saj parashikohet te jete i gjate. Kolonel Xhevdet Zeneli, komandanti i operacionit "Gerdec '08", ka treguar nje dite me pare per "Koha Jone", se qe ne diten e pare operacionet per pastrimin dhe shpetimin e njerezve kane filluar dhe jane duke vazhduar me nje intensitet te larte. Gjithashtu, ai tha se ushtria do te jape ndihmen e saj, per te pastruar zonen nga mbetjet inerte, si dhe do te rregulloje dhe shtroje rrugen dytesore qe lidh Gerdecin me rrugen kombetare. Keto operacione do te fillojne qe diten e sotme dhe do te vazhdojne deri ne perfundimin e tyre. Gjithashtu, kolonel Zeneli ka treguar se ushtria do te nise nje tjeter operacion per kete zone. Sipas tij, 1500 forca ushtarake do te angazhohen per te kontrolluar me imtesi cdo centimeter te zones se minuar dhe kjo do te doje pak kohe. Por, sipas tij, banoret tani jane te mirepritur te kthehen ne shtepite e tyre, kuptohet ne ato zona qe jane pastruar dhe shpallur te parrezikshme.

Kolonel Zeneli, si eshte gjendja e tanishme e fshatit Gerdec, 11 dite pas shperthimit qe ka marre deri tani jeten e 24 personave?

Gerdeci tani, pas diteve te tragjedise, i eshte kthyer pak a shume normalitetit. Banoret kane filluar te kthehen ne shtepite e tyre dhe kane filluar te ambientohen ne jeten e re. Ata jane mundur qe te rregullojne shtepite, por jane duke pritur kompensimin nga shtetit per demet e shkaktuara nga shperthimi i fabrikes se municioneve. Deri tani, ushtria ka kryer punen e saj, duke dhene ndihme jo vetem ne pastrimin e zones se minuar, por dhe ne emergjencat civile. Deri tani kemi shperndare cadra per banoret, kemi ndare ndihma dhe kemi ndihmuar ne cdo nevoje qe kane pasur ata. Nderkohe qe sot do nisim te shtrojme dhe rrugen dytesore.

Si nisi dhe sa do te vazhdoje operacioni "Gerdec '08"?

Sic e dime te gjithe, ky operacion nisi pas shperthimit tragjik te dates 15 mars i fabrikes se cmontimit te municioneve, ne koder te ketij fshati. Ditet e para gjithcka ka qene e bllokuar dhe ne jemi munduar te mos lejojme njerezit te hyjne ne zonat e rrezikshme. Por disa dite me pas, ku ishin kontrolluar zona te ndryshme kemi lene banoret e fshatit qe te hyjne dhe te marrin sendet e nevojshme. Nderkohe qe te gjitha banoret jane shoqeruar nga policia ushtarake per ne banese, duke shmangur incidentet te padeshiruara. Operacioni do te vazhdoje derisa te jete e pastruar e gjithe zona. Deri tani, zona e fshatit Gerdec eshte certifikuar si e paster, nderkohe qe zona e shperthimi do te jete e bllokuar nga forcat e ushtrise, pasi do te behet nje kontroll i imtesishem i gjithckaje. Per momentin ne kete zone jane duke punuar nje numer i konsiderueshem efektivash te ushtrise, te cilet jane duke kontrolluar cdo centimeter. Presim qe ditet ne vazhdim te mbaje kohe e mire dhe shpresojme qe deri te dielen te mbyllim te gjithe kontrollin ne kete zone, duke perjashtuar kraterin e shperthimit.

Si ka qene bashkepunimi me strukturat e tjera te shtetit, gjate ketyre diteve te emergjences?

Une kam qene pjesemarres dhe ne operacione te tjera te ketij lloji, sigurisht jo te nje permase te tille, por me te vogel. Doja te thosha se kete radhe gjithcka ka qene ne nje bashkepunim maksimal me te gjitha strukturat. Kete radhe pushtetit vendor ka qene i gatshem per cdo gje qe ne kemi kerkuar, Policia e Shtetit na ka dhene nje ndihmese jo te vogel, duke kontribuar me efektive per te ruajtur zonen, vene ne dispozicion makinat, furgonet e tyre, per cdo situate. Gjithashtu, do thosha se dhe media ka bere punen e saj, duke sensibilizuar te gjithe popullin per kete qe ndodhi ne zone, 12 kilometra larg qendres se Tiranes.

Bisedoi: Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›