A do te kete zgjedhje te reja ne Kosove?

Perfaqesuesit e Qeverise se Kosoves thone se zgjedhjet e ardhshme ne Kosove do te mbahen nese kerkohet nga perfaqesuesi civil nderkombetar. Nderkaq, partite politike opozitare thone se zgjedhjet duhet te mbahen pas nente muajsh, sepse nje gje e tille parashihet edhe ne pakon e Ahtisarit. Zgjedhjet e ardhshme ne Kosove, ato te pergjithshme dhe lokale, mund te mbahen nese kerkohet nga perfaqesuesi civil nderkombetar ne Kosove, thone zyrtare te Qeverise se Kosoves. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se do te respektohen te gjitha vendimet e perfaqesuesit civil nderkombetar. "Qeveria e Kosoves nuk punon nen presionin e zgjedhjeve. Ka qene nje logjike e gjerave qe ne ta rregullojme raportin e statusit final para qershorit; ka ndodhur e kunderta. Por, sido qe te vendoset nga perfaqesuesi civil nderkombetar, ne do t'i pergjigjemi", tha Kuci.
Nga ana tjeter, nenkryetari i Aleances Kosova e Re, Ibrahim Makolli, konsideron se zgjedhjet duhet te mbahen, sepse nje gje e tille, sipas tij, parashihet edhe ne pakon e ish-kryendermjetesit nderkombetar, Marti Ahtisari. "Jo vetem se keshtu e parasheh pakoja e Ahtisarit, porse tashme Kosova eshte ne nje gjendje krejt tjeter dhe natyrisht ne ndryshim te kesaj do te duhej te mbaheshin edhe zgjedhjet. Kjo nuk duhet te jete dhe te mbetet deshire ose vullnet i individeve, ose subjekteve politike, por eshte dicka qe duhet te respektohet; ne demokraci respektohet. Natyrisht, ne jemi per mbajtje te zgjedhjeve ne afat sa me te shpejte kohor pas miratimit te Kushtetutes se Kosoves", tha Makolli. Ai shton se te gjitha partite politike, te cilat jane aktive, duke perfshire edhe ato ne koalicione, do te jene te vetedijshme se duhet te mbahen zgjedhjet. Sipas Makollit, partia e tij do te veproje ne baze te te gjitha formave demokratike qe zgjedhjet te mbahen ne kohen e parapare. "Tani kemi nje realitet te ri ne Kosove dhe te gjithe ne duhet te sillemi konform ketij realiteti te ri, i cili gjithsesi kerkon mbajtje te zgjedhjeve. Ne, jo vetem qe do te lobojme, por edhe do te kerkojme me ngulme qe zgjedhjet te mbahen ne afatin sa me te shpejte kohor, natyrisht pas pergatitjeve te infrastruktures ligjore, por edhe infrastruktures teknike, qe do te garantonin mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te drejta", tha Makolli.
Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, thote se kerkesat e opozites duhet te jene kerkesa qe e forcojne legjitimitetin demokratik dhe jo ne dobesimin e tij. "Zgjedhjet nuk kane te bejne me kete ceshtje, me forcimin e legjitimitetit. Por, nese ka logjiken e opozites qe sa here qe t'i humbe zgjedhjet te kerkoje zgjedhje te reja, mendoj se kjo logjike nuk funksionon ne boten demokratike, por, sido qe te jete, ne do ta forcojme demokracine", tha Kuci.
Edhe nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, thote se, nese merret si baze aprovimi i pakos se Ahtisarit, zgjedhjet e pergjithshme dhe ato lokale duhet te mbahen pas 9 muajsh. "Nente muaj pas pavaresise se vendit, ne do te duhej te kemi zgjedhje. Ne Kosove ekziston nje rend i ri i zhvillimit te demokracise dhe te gjitha fushave te tjera. Prandaj, zgjedhjet do ta freskonin skenen politike te Kosoves dhe do te sillnin institucione te qendrueshme, te cilat ne nje sistem cfare jemi tash, do te ishin frytdhenese", tha Isufi.
Brenda nente muajsh nga hyrja ne fuqi e marreveshjes mbi statusin e Kosoves, e propozuar nga Marti Ahtisari, duhet te mbahen zgjedhjet e pergjithshme dhe ato vendore.
(*) Radio Evropa e Lire