Gjinushi, akuza Metes per koalicionin "E majta per Integrim"

Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" shprehet se Gerdeci nuk rrezikon ftesen ne NATO, nderkohe qe nuk le pa sulmuar Berishen e Meten. Sipas tij, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, perpara se te merret me krijimin e koalicionit "E Majta per Integrim" te krijoje ne fillim nje parti, pasi deri me tani ka qene vetem levizje, per t'i dhene fund aderimit ne politiken shqiptare vetem nepermjet levizjeve.
Ndalur ne zhvillimet brenda kampit te majte, e pikerisht ne projektin per nje bashkim mes PS-PSD, mund te na thoni ne c'faze eshte ky projekt?
Eshte nje teme ne rruge, sigurisht. PS-PSD kane qene bashke qe ne vitin 1996, shkalla e bashkepunimit ka qene ne nivele te ndryshme, por aleanca nuk eshte prishur asnjehere. Madje, eshte treguar qarte qe i vetmi aleat i te majtes qe nuk ka luajtur sipas koniunktures eshte PSD. Hapat konkrete qe do te hidhen per kete bashkim do te behen publik, por per momentin mund te themi se eshte pjekur mendimi per nje gje te tille. Por duhet thene se tani eshte momenti ne te cilin Berisha bashkon dhe te pabashkuarit dhe jo me ato qe kane qene te bashkuar.
Ketu flitet dhe per ate pjese te shkeputur nga koalicioni opozitar, konkretisht per "E majta per Integrim"?
Ajo eshte nje e Majte per Integrim nepermjet cintegrimit, keto lloj levizjesh nuk i sherbejne bashkepunimit. LSI perderisa eshte levizje qe ne origjine, pyetja eshte se kur do behet parti, se si levizje u nis dhe nga levizja ne levizje nuk shkohet. Levizjet dihen qe mund te zgjasin shume, por qe frytet mund t'i kene shume te pakta. Ne na bashkoi kjo gjeme e madhe, pasi kemi nje qeveri qe, ne fund te fundit, cdo vazhdim i metejshem i saj eshte nje politike antishqiptare.
E rrezikon tragjedia e Gerdecit ftesen nga Samiti i Bukureshtit per ne NATO?
Ftesa nuk lidhet me me reformat, ato u kerkuan qe para nje viti dhe si u pa qe s'po behej asgje u tha te behen dy te pakten, ajo e drejtesise dhe reforma zgjedhore, nuk u bene as ato. Pra, NATO dhe partneret tane e kane shume te qarte stadin e reformave ne Shqiperi. Hyrja ne NATO ka te beje me rolin qe ka luajtur vendi ne stabilitetin rajonal, te Evropes dhe me gjere. Dihet qe Kosova tashme eshte epiqendra, eshte pika me e dobet, stabiliteti i saj, garancine e paqes dhe pavaresimit te saj e ka NATO, si force ushtarake. Shqiperia ka qene bastioni dhe prapavija kryesore dhe ajo ka luajtur nje rol shume te madh si ne zgjidhjen e krizes se Kosoves dhe per antiterrorizmin, gjithmone politikisht. Por tani del qe kjo qeveri eshte e inkriminuar dhe NATO e di mire qe qeverite vene e vijne, nuk hyn qeveria ne NATO, por vendi. Absurdi eshte shume i madh, hyjme ne NATO me nje qeveri te papershtatshme per kete gje. Kjo tregon qartazi se ne rastin e fteses, kjo qeveri behet teper e papajtueshme, me ate qe Shqiperia eshte ne fazen e integrimit ne NATO dhe ka nje qeveri qe te cintegron. Madje, vete Berisha e kupton qarte qe ftesa per ne NATO eshte ftesa per te ikur ai, pasi nje Kryeminister i inkriminuar nuk mund te jete aleat i NATO.
Manifestimet do te vijojne apo mund te flitet dhe per nje mocion mosbesimi?
Protestat duhet te vijojne, por mendoj se duhet te kete nje proteste unike, ku publiku i gjere duhet te kuptoje qe forca reale eshte ai. Sikurse dhe mocionin e pare duhet ta beje populli, dhe kjo ka shume rendesi. Ajo qe ka ndodhur ne Gerdec eshte pa precedent nuk ka paralele, nuk eshte thjesht trafik, por trafik me pasoja vrasje dhe tregon implikim dhe kalbje totale te shtetit. Prandaj duhet qe opinioni te jete unik kjo i duhet dhe opozites per mbeshtetje, qe te thote boll me kaq, Berisha te largohet dhe largimi eshte tolerance. Ky largim i hap rruge krijimit te nje qeveri te re, per integrim dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme. Me nje qeveri te re e normale, absolutisht reformat behen per nje muaj.