Pas divorcit, zapton dhe mbjell token e gruas
Perfundon ne prangat e policise, pasi akuzohet se ka pushtuar me force dhe e ka mbjelle token bujqesore qe i takonte ish-bashkeshortes, me te cilen eshte divorcuar qe ne vitin 1996. Ngjarja ka per protagonist 44-vjecarin nga fshati Orman i Korces, Hajro Habeshi. Ka qene ish-bashkeshortja, M. Manoku, e cila i ka kerkuar ndihme policise, pasi ish-bashkeshorti i ka pushtuar nje siperfaqe toke bujqesore prej 3.200 metra katror. Kete siperfaqe, ajo e ka perfituar me vendimin e Gjykates se Korces qe prej vitit 2006, por ish-bashkeshorti e ka rrethuar kete toke forcerisht dhe madje e ka mbjelle. Policia e Korces ben te ditur se pas denoncimit, Hajro eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit per vepren penale te "pushtimit te tokes" dhe ka kerkuar prej tij, shmangien e konflikteve dhe lenien te lire te tokes, qe ligjerisht nuk i takon atij. Mes ciftit, megjithese jetojne ne nje fshat, marredheniet jane bere te veshtira pas divorcit, ku natyrisht gruaja ka kerkuar disa here ndihmen e uniformave blu te komisariatit.
D. Z.
D. Z.