Pafajesite e te dyshuarve, hetim prokurorit Tom Deda
Tirane- Pushimi i dosjeve apo shpallja e pafajshme e te pandehurve, ka sjelle edhe dyshimet e kryeprokurores se Pergjithshme, per nje nga vartesit e saj. Nepermjet nje urdhri te nxjerre, Ina Rama kerkoi ushtrimin e nje kontrolli per dosjet qe ka hetuar prokurori i Lacit, Tom Deda, gjate periudhes kohore 2007-2008. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme, te gjitha dosjet e hetuara nga Deda rezultuan si te pushuara, pa shkuar per gjykim, ose te gjithe te pandehurit kane fituar pafajesi ne gjykate. Mesohet se ne disa raste te tjera, ishte nxjerre urdher pezullimi deri ne nje moment tjeter hetimi, ku per ngjarje te caktuara, te zbuloheshin prova per autoret e dyshuar dhe te liruar. Pas verifikimeve te kryera me hollesi, grupi i kontrollit i ka propozuar Keshillit te Prokurorise, qe te marre nje mase disiplinore ndaj prokurorit te Lacit. Mesohet se Deda duhet te ishte paraqitur ne organin e akuzes qe ne muajin qershor, por ai nuk ka pranuar per te dhene shpjegime. Pas dorezimit te flete-thirrjes, ai ka nenshkruar qe nuk deshiron te paraqitet. Anetaret e Keshillit te Prokuroreve kane tentuar qe te kontaktojne me Deden edhe nepermjet telefonit, numri i te cilit rezulton te jete i fikur prej disa ditesh. Duke marre parasysh se Tom Deda, ka refuzuar disa here qe te paraqitet ne mbledhjet e pergatitura nga anetaret e Keshillit, per te degjuar versionin e tij ne lidhje me dosjet qe ka hetuar, ka vendosur te dergoje disa oficere te Policise Gjyqesore ne banese. Por oficeret konstatuan mungesen e prokurorit edhe ne shtepi duke e deklaruar te zhdukur, ne mbledhjen e radhes. Pas shtyrjeve te kater takimeve, anetaret e Keshillit kane vendosur qe mbledhja e radhes per gjykimin e prokurorit Tom Deda, te zhvillohet ne daten 17 korrik te ketij viti, ora 10:00. Nese Deda nuk paraqitet per te treguar versionin e tij, atehere Keshilli do ta gjykoje ate ne mungese, duke vendosur edhe masen disiplinore ne ngarkim te tij.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj