Pas gripit, Berisha i rikthehet axhendës
seancat plenare që janë zhvilluar ditën e hënë dhe ditën e enjte. Në seancën e fundit është zhvilluar një debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës për ligjin e SHISH, ndërkohë që Berisha nuk ka pasur nga ana e tij asnjë deklaratë apo reagim lidhur me këtë ligj kaq të përfolur. Për këtë ligj është përçarë edhe mazhoranca ku kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Leonard Demi dhe dy antarët e komisionit nga PD Gazmend Oketa dhe Paulin Strekaj. Në mbledhjen e radhës së qeverisë, kryeministri Sali Berisha përveç fokusimit tek çështja e pavarësisë së Kosovës, si një ngjarje historike, e cila nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u quajt legjitime, kryeministri Berisha përgënjeshtroi edhe një prej mediave të shkruara për një telefonatë të realizuar nga kryeministri. Lidhur me thashethemet e sotme të gazetave mund ti konsideroj thjesht një lajthitje të një nate vere. Unë i kam telefonuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, por e kam përgëzuar për vendimin e Gjykatës dhe nuk jam marrë me çehren e njërit, apo të tjetrit, ka përgënjeshtruar kryeministri Berisha. Berisha ka pohuar se nuk janë në natyrën e tij, ato çfarë shkruan gossip-i shqiptar. Berisha ka qarë edhe hallin e gazetarëve që në kohë krize nuk ka ku të gjenden lajmet ka pohuar se tani në verë krijohen më pak lajme dhe gjysma e gazetave 'shkrihen' pas thashethemeve. Një gazetë e përditshme ka shkruar ditën e djeshme se z. Hyseni ka marrë një telefonatë pak para se të shpallej vendimi për pavarësinë e Kosovës, nga kryeministri Shqiptar Sali Berisha. Zoti Berisha e ka pyetur zoti Hyseni se si po shkon dhe si janë parashikimet deri tani dhe Hyseni është përgjigjur se mendoj barazim, me pak prioritet nga ne. Kryeministri e ka këshilluar Hysenin, se çfarë do që të ndodhë dhe sido që të jetë vendimi, ai duhet sa më i qeshur për të përcjellë pozitivitet tek shqiptarët anembanë botës.