Marin Haxhimihali: Mbrojtja e trashëgimisë dhe organizimi i turizmit bëhen në terren dhe jo me telefon
Drejtori i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit për Parkun Arkeologjik Apollonia flet mbi problemet e parkut dhe projekt reformën
Për vetë pozicionin e saj gjeografik, afër arterieve kryesore automobilistike dhe plazheve të Adriatikut dhe Jonit, Apollonia është një destinacion i privilegjuar turistik. Që nga viti 2006 qyteti antik i Apollonisë dhe zona përreth tij janë shpallur

Park Arkeologjik Kombëtar. Synimi ishte zbatimi i programit të qeverisë shqiptare për nxitjen e turizmit kulturor. Statistikat e numrit të vizitorëve gjithnjë në rritje si dhe përsosja e nivelit të shërbimeve dhe infrastrukturës turistike në terren tregojnë se në rastin e Apolonisë është bërë zgjedhja e duhur. Drejtori i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit për Parkun Arkeologjik Apolonia, Marin Haxhimihali thotë se ndryshe nga zona të tjera arkeologjike si Butrinti apo Kalaja e Rozafës që favorizohen nga turizmi ndërkufitar, Apolonia për vetë pozitën e saj gjeografike është e lidhur ngushtësisht me politikat kulturore të autoriteteve shqiptare.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"
Last Updated on E Premte, 23 Korrik 2010 19:37