E Diel, 1 Nëntor 2026

590 fëmijë nuk do shkojnë në shkollë këtë vit për shkak të gjakmarrjes

gjakmarrjaJanë plot 590 fëmijë, të cilët nuk do të mund të shkojnë në shkollë më 16 shtator si gjithë moshatarët e tyre për shkak se janë të ngujuar si pasojë e gjakmarrjes.

Edhe pse Kanuni nuk e lejon të preken as fëmijët dhe as femrat, në zonat veriore numërohen 600 gra të ngujuara nga frika e hasmit.

Sot kemi 600 gra dhe 590 fëmijë të ngujuar, të cilët duhet me çdo kusht të mos i lejojmë të jenë të ngujuar dhe të izoluar nga jeta qytetare. Është një traditë e jona, e cila nuk i cenon kurrë gratë dhe fëmijët për çfarëdo faji që mund të kenë bërë njerëzit e tyre, dhe këtë traditë ne duhet ta kthejmë në kod moral të shoqërisë, të riardhur, sepse ky ka qenë një kod moral, tha kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku gjatë kongresit të 4-rt të misionarëve të pajtimit.

Për vitin 2013 numërohen rreth 1208 familje të ngujuara./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›