E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas katër vitesh dashuri, lidhja e Julindës së BB është në momente krize

 

redona sadiku

Patjetër e kujtoni impresionin që la në publik dhurata speciale që i dashuri Roni, i kishte bërë Julindës, dhe me të cilën ajo hyri brenda në shtëpi për të pasur ndoshta më shumë fat. Ishte arushi Roko, ashtu siç Julinda i fliste me përkëdheli të dashurit të saj, i cili ia kishte futur në valixhe arushin një ditë para se ajo të hynte në atë “reality show”, dhe që e mbajti gjithnjë me vete. Ishte një djalë për të cilën ajo nuk u ruajt që të fliste hapur për faktin se kishte jo pak, por plot katër vite e lidhur. Por mesa duket çifti është në një moment krize apo ftohje, pasi miq të tyre të përbashkët kanë treguar se këto kohë ata janë parë të takohen shumë rrallë. Dhe bëhet fjalë për një histori dashurie nga ato më të bukurat, që e ka zanafillën që kur Julinda ka qenë studente në shkollën e lartë të ekonomikut. Ka nisur si një miqësi mes shokësh shumë të mirë, ashtu si Julinda ka treguar gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e famshme “se i dashuri i saj kishte qenë miku i saj më i mirë”. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kanë krijuar një lidhje pas plot tre vite miqësi. Aq shumë kohë kalonin bashkë sa njiheshin si çifti që nuk ndaheshin kurrë. Por tashmë janë hapur zëra se Julinda dhe Roni janë në një moment shkëputjeje këto tre muajt e fundit. Ata janë parë për herë të fundit para dhjetë ditësh të dy në një nga pub-et e Tiranës, ndërkohë që vetë Julinda nuk ka pranuar të flasë apo të japë komente rreth të vërtetës së tyre. Kur Julinda doli nga shtëpia e BB1, i dashuri i saj Roni e shoqëronte në të gjitha vendet ku ishin të ftuar si: Kosovë, Vlorë e Sarandë. Dashuria e tyre ka qenë shumë e zhurmshme dhe plot surpriza. Veçanërisht ka qenë 24 vjetori i Julindës, kur pasi doli nga BB festoi me të gjithë miqtë e saj dhe ata të BB-së. Ishte Roni ai që i kishte bërë si surprizë një tortë të madhe dhe i kishte pajisur të gjithë të ftuarit me fishekzjarre të vogla. Në orën 12:00 pasi e kishte nxjerrë Julindën jashtë me një sajesë të tij zbuloi suprizën që e lumturoi kur ajo rihyri në festën e organizuar nga vetë ai, momente që janë fotografuar dhe nga paparaci ynë. E pavarësisht se Julinda fliste gjithnjë për të dashurin e saj brenda shtëpisë, publiku nuk kishte pasur mundësinë ta njihte. “Panorama Plus” publikoi e para foton e çiftit gjatë një fundjave në Sarandë ku bënin plazh. Po cila është jeta që Julinda që bën tani?! Ajo është duke punuar në bankë, trajnohet në një zyrë kontabiliteti pasditeve, si dhe ndjek studimet e masterit për politika fiskale dhe bankare në një universitet privat. Plani i saj është të hapë një zyrë kontabiliteti pas përfundimit të masterit. Ndërsa përsa u përket miqve dhe kohës së lirë, ajo kalon momente të bukura me miqtë e “Big Brother” si Arbri, Juna e Poli. Janë pikërisht këta miq me të cilët ajo shihet më së shumti tani që nuk del si më parë me Ronin. Nuk dihet se si ata po e përjetojnë këtë moment kritik të lidhjes së tyre. Gjithsesi ne u urojmë ta vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë, pasi janë një çift me të vërtetë simpatik dhe i veçantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›