E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas kongresit: Asambleja e re e PS, largohen 42 anëtarë

Ikin Haxhiymeri, Allushi e Pino, vijnë Ulqini e Legisi.

Komisioni i zgjedhjeve do të nisë sot numërimin e votave të 1500 delegatëve të Kongresit për Asamblenë e re. Për shkak të festës së Bajramit, komisioni ka vendosur ta bëjë të dielën pushim dhe të nisë punë në fillimjavë. Duke bërë krahasimet me Asamblenë aktuale, lista e kandidatëve ka lënë jashtë saj 42 anëtarë aktualë, një pjesë e të cilëve anëtarë kryesie, sekretarë, por dhe kryetarë të degëve, siç është Albert Cakoni, kryetar aktual i PS në Mamurras dhe ish-sekretar rajonal i qarkut Lezhë. Po ashtu, dhe ish kreu i PS-së së rrethit Tiranë, Halil Kullolli. Ashtu siç pritej, për qëndrimet e tyre ndaj drejtimit të PS-së jashtë liste janë lënë anëtarja aktuale e Kryesisë, Saemira Pino, Eva Allushi, apo ish-koordinatorja e gruas, Ermira Danaj. Bie në sy fshirja e të gjithë listës së anëtarëve të Asamblesë aktuale të zgjedhur nga qarku i Korçës në 2007, Miranda Mersuli, Vasilika Petri, Zamira Kaçorri dhe Adriatik Braçe. Silva Bino ishte kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë së Asamblesë Kombëtare, ndërsa tani ajo është jashtë liste. Po ashtu edhe ish-kryefinancierja e PS-së, pedagogia e ekonomisë, Besa Shahini apo dhe koordinatorja në PS, Etleva Bishaj, gjenden jashtë listës, të cilat në 2007-n plotësonin kuorumin e femrave të suksesshme në forumin e lartë të PS-së. Lista e re ka në radhët e saj 14 kandidatë potencialë për tu zgjedhur të rikthyer në këtë forum. Adriana Berberi, Musa Ulqini, Mezan Malaj, Agron Dibra, Anastas Angjeli, Bukurosh Stafa, Ndre Legisi janë disa nga emrat e rikthyer në Asamblenë e re. Por në listën e re mungon ish- sekretari organizativ i PS-së, Bardhyl Agasi. Agasi u duk si një rikthim në këtë forum, për shkak se në Kongresin e së shtunës, ai ishte zgjedhur nga krerët e PS në presidium, ndërsa emri i tij i mungonte listës së kandidatëve për në asamble, duke krijuar në këtë mënyrë dhe një pështjellim imazhi. Krahasuar me zgjedhjet e shkuara të zhvilluar në Kongresin e PS-së në 2007, spastrimet, pa dalë ende përfundimi, janë në po ato nivele, 49 largime pati në 2007-n, deri tani në listë ka 41 largime. Ajo që bie në sy në listën e kandidatëve për në Asamblenë Kombëtare socialiste është niveli i përfaqësimit të grave. Në 2007-n kishte nga 163 anëtarë, 60 ishin gra dhe 103 burra, mbi 50 për qind të listës, ndërkohë që kjo përqindje sivjet arrin në më pak se 50 për qind, nga 121 anëtarë të zgjedhur nga Kongresi, vetëm 40 janë gra.

Emrat
Të larguarit nga Asambleja e 2007

Edlira Haxhiymeri
Saemira Pino
Eva Allushi
Besa Shahini
Ermira Danaj
Etleva Bishaj
Silva Bino
Auron Tare
Pehlivan Shatri
Meri Fanku
Halil Kullolli
Tajar Bregasi
Ajola Xoxe
Albert Cakoni
Anxhela Bejko
Enejda Zaimi
Neime Pjero
Suela Kaçerja
Valbona Sulçe
Elton Lita
Olsi Konomi
Oltion Rrumbullaku
Sajmir Laçej
Ramiz Oboni
Sali Tërshalla
Drita Zeneli
Burbuqe Hysi
Entela Hamiti
Engjellushe Zeneli
Agetina Demiri
Xhemile Metaj
Artemisa Dralo
Miranda Mersuli
Vasilika Petri
Zamira Kaçorri
Adriatik Braçe
Drita Meshi
Ndrek Rukaj
Violeta Staka
Elvana Xhixha
Erieta Allhysa
Elona Hodaj

Të rikthyerit
Adriana Berberi
Musa Ulqini
Mezan Malaj
Agron Dibra
Agron Duka
Anastas Angjeli
Ndriçim Hysa
Ardian Myslimi
Besnik Dervishi
Bukurosh Stafa
Ndre Legisi
Petrit Ago
Petrit Malaj
Stefan Çipa

Deputetët nga Asambleja
Ledi Shamku
Luiza Xhuvani
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Besnik Baraj
Damian Gjiknuri
Eduard Shalsi
Ethem Ruka
Ilir Beqja
Ilir Gjoni
Sajmir Tahiri
Gazmir Bizhga
Agim Leka
Arjon Muçaj
Ervin Koçi
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Dashamir Peza
Eltar Deda

Topalli: Kurban kongres
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cilësoi dje Kongresin e socialistëve si Kurban kongres. E pyetur se si e komentonte Kongresin e së shtunës së Partisë Socialiste, Kryetarja e Parlamentit, duke hequr vija paralele me librin që kreu socialist do të nxjerrë në treg, tha se ai ishte një Kurban kongres. Këtë deklaratë Kryeparlamentarja Topalli e bëri pas vizitës së kryer në Selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë.
Partia Demokratike e quajti trill gjithçka ndodhi në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa e cilësoi aktivitetin në fjalë si premierën e një reality show me titull, terapi grupi.

Rama i përgjigjet Jozefinës

Kryetari socialist, Edi Rama, iu përgjigj reagimit të Jozefina Topallit për kongresin e Partisë Socialiste. Rama shprehet se kongresi nuk doli ashtu siç do ta donte Topalli, ndërsa e fton të shkojë në librari të enjten për të blerë librin e tij më të ri. “Kurbankongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s’të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta blejë jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren”, iu përgjigj Rama Kryetares së Parlamentit në adresën e tij në Twitter.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›