Buxheti 2012, Shqipëria nuk respekton kushtet e NATO-s
Tiranë- Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, e detyron këtë të fundit që të rrisë gradualisht buxhetin e saj në fushën e mbrojtjes, deri në 2% të PBB-së. Por duke parë zërat e buxhetit të ri 2012 vërehet se vendi ynë vazhdon të mosrespektojë detyrimet ndaj NATO-s. Buxheti i vitit 2011 parashikonte një fond prej 21.6 miliardë lekë për sektorin e mbrojtjes, por edhe ky fond atëherë u reduktua në mes të vitit deri në 19.8 miliardë lekë.
Ndërsa për buxhetin e 2012-s pritet të shpenzohen akoma më pak për sektorin e mbrotjes, 1.45 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas rregullores së vendeve anëtare të NATO-s, çdo shtet anëtarë duhet ta rrisë buxhetin e tij për mbrotjen gradualisht, dhe minimum i lejuar është 2% e PBB-së.
Siç duket vendi ynë as këtë vit nuk do ta respektojë këtë detyrim, madje po e shkurton zërin e mbrojtjes në buxhet. Fusha e mbrotjes mbetet një sfidë për Shqipërinë, pasi keqmenaxhimi dhe mosrealizimi i planëve që janë hedhur në letër po e lë Shqipërinë nga viti në vit të palevizshme në rradhët e vendeve të NATO-s.
Shkrime të tjera me interes: