E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i ri i PS, pse nuk eshte i besueshem



Deputeti i Partise Demokratike Igli Cara, duke vezhguar kongresin e fundit te Partise Socialiste dhe programin e paraqitur aty, vlereson se, “kongresi dhe programi i ri i PS-se, na deshmuan se Edi Rama eshte jo vetem i gabueshem, por edhe i pabesueshem”. Per deputetin e PD-se, ky program eshte jo i besueshem, sepse nuk kishte asnje fjale per plotesimin e kritereve te vena nga Bashkimi Evropian, per integrimin e vendit. “Programi i Rames, per Rilindjen Shqiptare, i cili permbante kater kollona: Rimekembjen e ekonomise; Rivendosje e demokracise; Riperteritje e shoqerise; Ribashkim me Europen, nuk kishte asnje fjale per ligjet me 3/5, nuk kishte asnje fjale per plotesimin e 12 rekomandimeve te KE per Shqiperine per te fituar statusin e vendit kandidat ne BE” tha Cara ne nje bisede dje me gazeten “Koha Jone”.

Ne lidhje me tezat ekonomike te paraqitura ne kongres, deputeti Cara tha se, - interesante nga kendveshtrimi ekonomik jane dy teza: ajo e 300 mije vendeve te reja te punes dhe ajo e nje sistemi me te drejte te rishperndarjes se pasurise.

“Tezes se pare i dha pergjigje ish – presidenti i Republikes, Rexhep Mejdani, ai e quajti mashtrimin e radhes se Edi Rames, e per kete u godit ne kongres, tezen e dyte shqiptaret e kane te veshtire ta besojne, sepse do t’u duhet te vrasin mendjen kush do e votoje ne grupin parlamentar te PS” deklaroi deputeti i PD.

Per mazhorancen, Rama eshte mosbesues kur premton ulje te taksave progresiste, likuidim 100% per te persekutuarit politik, sepse ne asnje rast nuk sqaron shqiptaret se sa eshte ne vlere e kesaj fature. Duke u ndalur ne disa detaje te atij kongresi, deputeti demokrat tha se “Kongresi i PS, me sloganin e Rilindjes Shqiptare, dukej qe nga pikepamja e komunikimit apo marketingut politik nuk ishte shume larg platformave te njepasnjeshme te Kryesocialistit Rama: “Pertej se majtes dhe se djathtes”, “Dialog me Shqiperine”, “E vetmja rruge” dhe se fundi “Kursi i ri politik”, platforma te cilat i sollen humbjen e 2009 dhe 2011”.

Sa per fjalimin e kryetarit te PS-se, deputeti Igli Cara, e ka quajtur thjeshte nje ligjerim te sterzgjatur politik, i cili nuk ka merzitur vetem socialistet ne salle, por edhe ambasadoret Arvizu dhe Wolfarth, te cilet, jane larguar pa e mbaruar ende fjalimin Edi Rama. Deputeti i PD-se ka nenvizuar faktin se ne fjalimin e kryesocialistit pati dhe momente “sinqeriteti” dhe ndjese publike. “Rama pranoi qe gaboi me bojkotin, pranoi gabimin e kandidimit te tij per bashkine e Tiranes, pranoi fajin e tij per mbylljen e Partise Socialiste, por mbi te gjitha ai tha “e treta e verteta”, duke pranuar me ne fund, qe ai eshte humbesi i madh i zgjedhjeve te 2009 dhe 2011”, tha Cara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›