E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi gjen fitoren, sot derbi Arsenal-Totenhem

TIRANE-Pas disfatës 3-1 me Napolin, Çelsi ka reaguar në mënyrën më të mirë ditën e djeshme, duke mposhtur 3-0 Boltonin. Blutë e Vilas Boas kanë zhgënjyer në pjesën e parë, por në të dytën kanë qenë të papërmbajtshëm, duke realizuar tre herë.

David Luis dhe Drogba shënuan pas dy goditjeve standarte, duke mposhtur portierin rumun Bogdan, ndërkohë që goli i tretë mban firmën e Frenk Lampard, pas një krosi të Huan Matës. Në ndeshjet e tjera, spikat barazimi 2-2 i Njukasëllit ndaj Ukverhempton, pasi kishte kryesuar 20 në pjesën e parë. U duk gjithçka e lehtë për ekipin e Alan Pardju, por miqtë realizuan dy herë në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Fulhami mposhti 10 QPR-në, ndërsa Uest Bromi shkatërroi 4-0 Sandërlendi. Sot luhet derbi Arsenal-Totenhem.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›