E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjet banesa, shpëtojnë familjarët

Burime zyrtare nga sektori i mbrojtjes kundër zjarrit, mjetet e së cilës mbërritën menjëherëë në vendngjarje, thanë vatra e zjarrit është shfaqur në katin e katërt të një pallati pranë aksit rrugor kryesor të qytetit, qendër-stacioni i trenit. Sipas burimit në fjalë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi fatmirësisht, vetëm pak minuta para zjarrit pjesëtarët e familjes kishin zbritur nga banesa e tyre.

Prania e dy zjarrfikësve në vendngjarje bëri të mundur që shumë shpejt vatra e zjarrit të izolohet dhe më pas edhe të shuhet tërësisht. Gjithsesi, bilanci i dëmeve në këtë apartament ka qenë i madh edhe për faktin se aty pak ditë më parë ishte sistemuar me qira një çift i sapomartuar, që e kishte mobiluar të gjithë banesën me orendi krejt të reja.

Paraprakisht mendohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një defekt i ndonjë pajisjeje elektrike, ndërkohë që ekspertët bënë hetimet e duhura.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-25 17:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›