Pas ndryshimit të komunës Pustec, maqedonizohen edhe emrat e 8 fshatrave
Këshilli i Komunal i komunës së Pustecit ka vendosur me unanimitet të ndryshojë emrat e 8 fshatrave të kësaj komune, duke i maqedonizuar.
Kështu, sipas ndryshimeve të sotme, emrat e këtyre fshatrave kthehen si më poshtë:
Zaroshkë – Zrnosko
Lajthizë – Leska
Djellas – Shulin
Gollomboç – Glloboçeni
Kallamas – Tuminec
Goricë e Madhe – Gorna Gorica
Goricë e Vogël – Dolna Gorica
Emrat e këtyre fshatrave në fakt kanë qenë të tillë deri në vitet 70, ndërsa më pas u ndryshuan nga ana e sistemit komunist.
Pak javë më parë Kuvendi vendosi me unanimitet që të ndryshonte emrin e Komunës së Liqenasit në Pustec, pas kërkesës së minoritetit maqedonas që jeton në këtë komunë./b.l