E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas negociatave, SHBA-Rusi, firmosin traktatin për reduktimin e armëve bërthamore Presidenti i SHBA, Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë, Dimitri Medeved, pas nënshkrimit të traktatit

President i Rusisë dhe SHBA-së nënshkruan sot në Pragë një Traktat për reduktimin e armëve bërthamore. Traktati i ri i START i angazhon të dyja palët që të zvogëlojnë arsenalin e tyre te armëve me 30 për qind në 7 vitet e ardhshme. Të dy udhëheqësit nënshkruan marrëveshjen gjatë një ceremonie sot në kryeqytetin e Republikës Çeke pas zhvillimit të bisedimeve bilaterale. Marrëveshja zëvendëson Traktatin për Pakësimin e Armëve Strategjike të vitit 1991 dhe vjen pas gati një vit bisedimesh mes negociatorëve amerikanë dhe rus. Senati amerikan dhe parlamenti rus duhet të ratifikojnë traktatin në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. Traktati shkurton arsenalin bërthamor të të dy vendeve me gati 30 përqind duke lënë secilin me rreth 1 mijë e 500 armë bërthamore. Presidenti Obama kthehet në Pragë, një vit pasi ai shprehu shpresën për një botë pa armë bërthamore. Të dy presidentët janë duke theksuar rëndësinë që ka puna që ata do të bëjnë në Pragë. Ata vendosin emrat e tyre në reduktimin më të rëndësishëm të armëve bërthamore në 20 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›