E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas përleshjeve të shumta rrëzohet qeveria në Kirgistan, opozita merr pushtetin Gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë në Kirgistan

Pas përleshjeve të dhunshme në rrugë mes kundërshtarëve të qeverisë dhe forcave të sigurisë në republikën e Kirgistanit, opozita thotë se ka marrë pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Udhëheqësja e opozitës, Rosa Otunbajeva, u vetëshpall kryetare e një qeverie kalimtare. Ajo tha se do të hartojë një Kushtetutë të re dhe do të përgatisë zgjedhje të reja. Vetëm në rajonet Osh dhe Xhalal-Abad pushteti nuk është ende në duart e qeverisë kalimtare, tha ajo. Por mediet kirgize nga Xhalal-Abadi njoftuan se Bakijev ka deklaruar dorëheqjen. Rusia ndërkohë e njohu ndërrimin e pushtetit në Kirgistan. Në një telefonatë me Otunbajevën, kryeministri rus Vladimir Putin foli për mundësinë e ndihmës ruse për ish-republikën sovjetike. Të mërkurën mijëra përkrahës të opozitës sulmuan selinë e qeverisë në kryeqytetin Bishkek. Pati përleshje me policinë, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë humbën jetë 70 vetë dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›