Pas një viti, Tare e sheh Lazion në Evropë
ROME - Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë të ditur se ekipi nga kryeqyteti italian në edicionin tjetër do të luftojë për një vend që dërgon në garat evropiane, shkruan të martën gazeta "La Reppublica". Lazio edicionin e ka mbyllur në pozitën e 12-të me 46 pikë. "Lazio është njëra nga gjashtë skuadrat e mëdha në Serie A, kështu që në Evropë duhet të marrë pjesë. Besoj se edicionin e ardhshëm do ta arrijmë këtë, pasi kemi potencial", ka thënë Tare. "Tash do t’i ndryshojmë gjërat dhe edicionin tjetër nuk ka vend për gabime. Do të luftojmë për kreun e tabelës".
(d.b/kohanet/BalkanWeb)
(d.b/kohanet/BalkanWeb)