Laporta: Villa lojtar i Barcelonës
BARCELONE- Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se Barcelona është fare pranë përfundimit të marrëveshjes për transferimin e David Villas në Camp Nou, për një shumë që besohet të jetë rreth 42 milionë euro.“Ne kemi elementet bazikë të marrëveshjes dhe jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhjen. Nuk jemi të fiksuar pas një date, por shpresojmë se kjo do të përfundojë para Botërorit”, theksoi Laporta për Marca.Villa ka shënuar 108 gola në 163 paraqitje për Valencian në La Liga, gjatë pesë viteve të fundit.
(d.b/telegraf/BalkanWeb)
(d.b/telegraf/BalkanWeb)