E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet arsenal armësh, pranga pronarit

Kurbin

Policia e Kurbinit ka zbuluar një arsenal armësh dhe municionesh dhe ka arrestuar poseduesin e tij. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se në kuadër të operacionit “Vëzhgimi” u arrestua Zef Prenga, banor i qytetit të Laçit. Arrestimi ka ardhur pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij, ku iu gjetën poshtë dyshemesë: 2 automatikë model 56, një pushkë model 63, një mitraloz, si dhe 1000 copë fishekë automatiku, 500 copë fishekë mitralozi, si dhe predha kundërtanke. Pas gjetjes së arsenalit të armëve pa leje policia ka arrestuar poseduesin e tyre, ndërsa e ka marrë në pyetje atë për më shumë se pesë orë, duke plotësuar kështu edhe materialet hetimore. Ndaj tij është ngritur akuza e “posedimit të armëve dhe municioneve luftarake pa leje”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›