Apeli ne Hage liron Boshkovskin, 12 vjet burg për Tarcullovskin
HAGE- Gjyqtarët e apelit në Tribunalin e Hagës për krime të luftës konfirmom vendimin për lirimin e ish minsitrit të brendshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovski.
“Nuk u tregua se Lube Boshkovski ka dështuar t’i ndërmarrë masat e domosdoshme dhe të arsyeshme”, tha gjyqtari Patrik Robinson- citon europa e lirë.
Boshkovski ishte ministër i Brendshëm kur në gusht të vitit 2001 u sulmua fshati Luboten, afër Shkupit, ndërsa prokurorët e kishin akuzuar atë se ishte përgjegjës për dështim për hetimin dhe dënimin e sulmit, nga i cili mbetën të vrarë disa civilë shqiptarë.
Nga ana tjetër, gjyqtarët e Apelit e konfirmuan dënimin me 12 vjet burgim për ish eprorin e policisë së Maqedonisë, Johan Taçullovski.
Gjyqtari Patrik Robinson tha se Tarçullovski ishte dënuar në mënyrë korrekte për sulmin në fshatin Luboten.
ku në gusht të vitit 2001, u vranë 10 civilë shqiptarë.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)