E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas qumështit, edhe mishi me hormone të rrezikshme

Mishi me hormone të rrezikshme,  Ministria e Bujqësisë nis kontrollet    

MB: Boldemec mund të shitet fshehurazi, skemi kapacitete për të frenuar kontrabandën

steaksKonsumatorët shqiptarë por rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre duke konsumuar produkte me hormone dhe lëndë kancerogjene. Pa skandalit të qumështit, tashmë edhe mishi dyshohet se përmban hormone të rrezikshme për organizmin e njeriut. Të paktën kështu rezulton nga vëzhgimet dhe filmimet mediatike, nga të cilat është vërtetuar se në farmacitë veterinare në Shqipëri shitet hormoni Boldemec, i cili përdoret për rritjen e bagëtive në mënyrë artificiale, të cilat më pas theren dhe tregtohen për mish. Me një urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, ku lloj hormoni është ndaluar të shitet në farmacitë veterinare që prej vitit 2006, por faktet tregojnë se ai nuk është zhdukur nga qarkullimi. Në Shqipëri ka farmaci që e shesin, dhe sigurisht që ata që e blejnë e përdorin për rritjen e kafshëve.
Kontrolli i farmacive
Kjo situatë alarmante ka ngritur në këmbë Ministrinë  e Bujqësisë e cila ka deklaruar në media se janë ngritur grupe pune për kontrollin e rreptë të depove farmaceutike veterinere. “Këto ditë ne kemi kaluar në kontrolle të imtësishme të gjitha depot farmaceutike. Shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për të bërë inventarët më të imëta të të gjithë depove farmaceutike. Do të marrim masa ndaj atyre që fusin këto hormone”, thotë Sotiraq Papa, përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë.
Hormoni i rrezikshëm
Përdorimi i hormonit Boldemec është i ndaluar përmes dy vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë, një i vitit 2006, dhe një tjetër i vitit 2011. Por me gjithë masat e marra për kontrollin e tij, përgjegjësi i Shërbimit Veterinar pranë Ministrisë së Bujqësisë, z.Papa thotë se kontrabanda është vështirë të kontrollohet. “Mbetje të Boldemec të vitit 2010 mund të kenë mbetur në farmaci jo të licencuara. Mund të jenë farmaci që përdoren nga veterinerë privatë me një gamë të vogël medikamentesh. Ne nuk e kemi kapacitetit për ta kontrolluar gjithë kontrabandën”, tha Papa.
Mbrojtja e konsumatorit
Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguroi konsumatorët shqiptarë se mishi që tregtohet në vend është i sigurt, ndërsa përjashtoi mundësinë e përdorimit të hormoneve për rritjen artificiale të kafshëve, por nga faktet e nxjerra përmes medias duket se deklarata e AKU-së nuk qëndron. Për këtë çështje ka reaguar edhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e cila i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë inspektimin dhe kryerjen e analizave të të gjitha produkteve ushqimore Made in Albania, të cilat mund të dëmtojë shëndetin e konsumatorëve. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kërkon urgjentisht edhe ngritjen e një task force për të analizuar legjislacionin dhe modelin rregullator të prodhimit agroushqimor në përshtatje me standardet e BE-së.

Skandali me qumështin, Ministria
urdhëron heqjen e produktit nga çerdhet

Të gjitha markat e qumështit të cilat kanë rezultuar me aflatoksinë do të ndalohet të përdoren në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Urdhri është marrë dje nga Ministria e Shëndetësisë pas analizave që vërtetuan praninë e lëndës kancerogjene në qumështin e prodhuar në Shqipëri. Megjithatë Ministria ka qetësuar qytetarët ndërsa ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë rast të sëmurë që vërteton infektimin me aflatoksinë. Dje gjatë një konference për shtyp, drejtori i politikave shëndetësore në MSH Pëllumb Pipero, bëri të ditur se Ministria do të nisë për analiza më të detajuara drejt Italisë mostra të qumështit të dyshuar me toksikën kancerogjene. “Do të dal urdhri i ministrit për kontrollin e menjëhershëm të konsumit të qumështit në institucione publike, çerdhe, kopshte pse jo dhe të tjera. Krahasimisht me AKU-në dhe ne do të bëjmë ekzaminimin e mostrave të referuar, pra të markave, seritë e të cilave, janë përmendur me përmbajtje më të larta të normës së aflatoksinës”, deklaroi Pipero. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi nisjen e hetimit epidemiologjik. Sipas Piperos, do të hetohen njerëzit që mund ta kenë konsumuar këtë qumësht për të mësuar, nëse ata kanë pësuar dëme shëndetësore. Hetimi do të shtrihet edhe tek rastet e diagnostikuar me cerozë dhe kancer, për të parë nëse këta pacientë kanë qenë konsumatorë të qumështit të dyshuar. “Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë që të konfirmojë hipotezën se në Shqipëri është konsumuar qumësht i kontaminuar me pasojë shfaqjen e patologjive kronike përfshirë dhe kancerin. Do hetohen të gjitha rastet me cerozë dhe kancer nëse ka patologji të shtuara nga konsumimi i qumështit, hetim epidemiologjik”, deklaroi Pipero. Ditën e hënë edhe AKU në një dalje publike tha se deri sa të kenë një përgjigje të detajuar nga laboratorët e specializuar të Holandës, tregtarët nuk duhet të shesin qumështin e dyshuar. Edhe konsumatorëve iu është kërkuar të mos e përdorin atë deri në një komunikim tjetër.

Markat e qumështit të bllokuara

Pak ditë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit shqiptar. Kjo agjenci u ka kërkuar qytetarëve që të mos i blejnë këto produkte qumështi. Nisur nga ky fakt edhe AKU shqiptare nisi hetimet, prej të cilave u vu re prania e kësaj lënde të rrezikshme në qumësht. Dy prej llojeve të qumështit që janë bllokuar janë “Primalat” dhe “Fast”. Sipas njoftimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës janë bllokuar këto lloje produktesh:
1. Qumësht MEGGLE 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga BIH,
2. Qumësht Fast 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria
3. Qumësht Primalat me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e sakadencës 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadencës 01.08.2013,
4. Qumësht ZOTT 3.5% me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga BIH të cilat kanë qenë me data skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013
5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë.

Qumështi i Kosovës, aflatoksina brenda normës
Ndryshe nga Shqipëria qumështi i prodhuar në Kosovë ka rezultuar me përmbajtje normale (brenda normave) të aflatoksinës. Valdet Gjinovci, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë bëri të ditur për KTV-në se nga katër mostra të marra për analiza prej qumështit të prodhuar në Kosovë, rezultatet kanë konfirmuar se qumështi ka përmbajtje të aflatoksinës brenda normës së lejuar dhe se lejohet të përdoret nga konsumatorët. Edhe kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Ramadan Memaj, ka thënë se qumështi i vendit është i sigurt dhe se me analizat e para të bëra ka rezultuar se ato kanë përmbajtje 0.05 mikrogramë aflatoksinë. Substanca kancerogjene, aflatoksinë, dyshohet të ketë qenë e pranishme në disa lloje të qumështit, të importuar nga vendet e rajonit, të cilat janë hequr nga tregu dhe nuk do të rikthehen në treg gjersa të dalin analizat përfundimtare edhe për ato produkte. Aflatoksina është substancë myko-toksike natyrore, e formuar nga kërpudha të caktuara në zinxhirin ushqimor të kafshëve.

Skandali i qumështit frikëson konsumatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi dy ditë më parë që tregtarët të tërheqin në mënyrë vullnetarë sasinë e qumështit të dyshuar me aflatoksinë. Por me sa duket ata nuk i janë përgjigjur kësaj kë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›