Pas rekordit të notit, tani më mbetet të ngjitem në një majë
Natyrisht që kryeministri Sali Berisha nuk mund të rrinte këtë mbledhje qeverie pa folur për rekordin e tij të notit. Ai tha se si çdo verë, ai u bë akuoz (ujor). Berisha tha se është frymëzuar nga të rinjtë që u ngjitën në Everest dhe tani ka një objektiv, që të ngjisë një majë mali.
Më ndodhi ajo që më ndodh çdo vit. Njeriu shndërrohet në njeri akuoz, ujor. Një rekord që desha ta mbaj sekret, nuk e mbajta dot sepse deti jo vetëm që ka sy, por ka edhe dylbi. Sa dola nga deti, pashë titrat në televizion.
Unë mund tu them se e pyeta veten, çfarë ndodhi këtë vit që notova më shumë se kurrë në jetën time, dhe ishin dy faktorë: olimpiada dhe zgjedhjet e ardhshme.
Më mbetet edhe një moment tjetër i rëndësishëm, duhet të shkoj dhe në një majë patjetër. Sepse do tu them një gjë, ditën që takova ata tre të rinjtë nga Everesti për herë të parë mu duk se isha njëri prej tyre, tha Berisha.