Po pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë do e prishësh zoti Berisha?

AK proteston te pallati i Bashes
Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot të gjithë ata persona që kanë ndërtuar në brezin ranor duke thënë se më 1 shtator ligji do i ndëshkojë ashpër.
Berisha ishte i prerë kur tha se ligji do zbatohet me forcë për të gjitha pa paralajmërim.
Ai i quajti të babëzitur të gjithë ata që ndërtojnë mbi një pasuri që u takon të gjithë shqiptarëve.
Tërbimi i sotëm i tij nuk ndalej, pasi dy- tre herë kërcënoi ndërtuesit duke i etiketuar si të shfrenuar dhe të babëzitur.
Tani pyetjes se a është i babëzitur Lulzim Basha i japim përgjigje vetë, sepse e dimë shumë mirë që është.
Por pyetjes se a do prishet pallati i Lulzim Bashës në Vlorë do duhet ti japë përgjigje vetë Sali Berisha.
Pallati që po ndërton Basha në Vlorë, në emër të vjehrrit të tij, është më keq se në brezin ranor, është mu në ujë dhe skandali është aq i rëndë sa trondit gjithkënd.
Kryeministrit i takon të përgjigjet nëse do bjerë ligji mbi Bashën apo jo.
Para pak ditësh ishte Aleanca KuqeZi që protestoi pranë këtij ndërtimi monstruoz, dëshmi e kapjes së shtetit.
Duke protestuar para kompleksit të pallateve të Xhafer Isufajt, vjehrrit të Lulëzim Bashës, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, tha se për AK-në ky fakt nuk është asgjë më shumë se sa prova e mungesës së mëshirës që Sali Berisha ka për pasuritë kombëtare dhe prova jetike se ai lëshon lëvdatat për jugun sepse ka në planin e tij vetëm pastrimin e parave në kurriz të shqiptarëve.