E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrane ne Greqi emigrantin, kapen ne arrati dy vellezerit

DIBER- Vrane ne Greqi emigrantin shqiptar dhe plagosen nje tjeter pas sherrit, arrestohen ne Diber dy vellezer te kerkuar nga drejtesia qe prej vitit 2007. Operacioni i koduar "Ndeshkimi" coi ne pranga mesditen e djeshme dy te dyshuarit Afrim dhe Asqeri Kazai, 34 dhe 43 vjec. Ndalimi i tyre u krye afer fshatit Serian te Dibres, ku moren pjese dhjetera forca te rendit, agjente dhe speciale te FNSH-se.
Burime zyrtare bene me dije, se dy vellezerit kane hasur levizjen e bluve dhe jane perpjekur te arratisen pertej kufirit, me destinacion Maqedonine. Por rrethimi ka qene i shpejte dhe nderhyrja e bluve i neutralizoi te dyshuarit, Afrim dhe Asqeri Kazai, duke mos mundur te arratisen. Sipas dosjes hetimore te mberritur nga Athina, rezulton se ne bashkepunim, me 25 tetor te vitit 2007, vellezerit kane sulmuar me arme nje tjeter grup me te cilin ishin perfshire ne sherr. Ata jetonin dhe punonin si emigrante ne shtetin fqinj, por ne konflikt e siper akuzohen se kane vrare bashkatdhetarin Ilir Kaja dhe plagosen kusheririn e tij, Rasim Kaja. I pari ka gjetur vdekjen ne vend, kurse i dyti mundi te shpetonte dhe pas sherimit, i ka rrefyer gjithcka policise greke per autoret dhe shkaqet e ngjarjes se rende. Pas mbylljes se hetimeve, prokuroria helene kerkoi bashkepunimin e homologeve shqiptare dhe eshte bere shpallja ne kerkim e vellezerve Kazai.

Arratia
Dy vellezerit Asqeri dhe Afrim Kazai, pas kryerjes se krimit ne Greqi, duke vrare nje nga bashkatdhetaret dhe plagosur tjetrin, jane arratisur duke u kthyer ne vendlindje. Gjate gjithe ketyre viteve ata kane jetuar te fshehur dhe policia nuk kishte mundur te zbulonte vendndodhjen deri diten e djeshme, kur u kapen afer fshatit Serian te Dibres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›