E Diel, 1 Nëntor 2026

Stacion autobuzi nga riciklimi i mbetjeve plastike

Inagurohet një stacion autobuzi i veçantë i cili do të ndërtohet nga riciklimi i mbetjeve plastike. Në përurimin e tij mori pjesë edhe zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker i cili deklaroi se duhet bashkëpunim në të mirë të komunitetit. Reeker premtoi mbështetje për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.
 

“Shtetasit shqiptarë duhet të bashkëpunojnë edhe me drejtues vendor apo anëtarë të parlamentit për nisma të tilla.Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë për një të ardhme më të mirë.Ambasadori Arvizu e ka nisur këtë projekt 3 muaj më parë pasi është tipike për qytetarët amerikanë që të bashkëpunojnë për të bërë më të mirë jetën në komunitet” tha Reeker.
 

Ndërtimi i këtij stacioni është pjesë e nismës ACT NOË të iniciuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Stacioni në fjalë ndodhet në Kashar dhe qëllimi i këtij projekti është sensibilizimi i qytetarëve për të ndryshuar perceptimin e tyre në lidhje me mbetjet plastike dhe të ngurta, por edhe për të rritur përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›