Devoll, rehabilitohet rruga që lidh 20 fshatra

Rruga që lidh 20 fshatrat e rrethit të Devollit po rehabilitohet. Asfaltimi është bërë në pjësën më të madhe ndërkohë që puna vazhdon për të sistemuar akset e mbetura. Për banorët kjo është ndërhyja që duhet përfunduar sa më parë shkak se gjatë dimrit kjo rrugë është e bllokuar dhe përgjatë verës, ndotja arrin në nivele ekstreme.
Investimi po kryhet nga qeveria shqiptare dhe fondi shqiptar i zhvillimit në varsi të planit rajonal për secilën njësi. Drejtori i Fondit Benet Beci tha se asfaltimi i jep jetë fermerve dhe truzimit në këtë zonë.
Në këto fshtata, prodhimi bujqësor është sigurimi i mbijetesës së banorëve, e mungesa e rrugëve ka bërë që çdo vit qindra tonë prodhime të mbeteshin stogje. Pas përfunsimit të ndërhyrjeve, fermerët do ta kenë më të thjeshtë për të transportuar prodhimet e tyre drejt tregjeve kyesore të Korçës.