Pas skandaleve jep dorëheqjen drejtori i BBC, George Entwistle
Pas kërkesës së ndjesës dhe përgënjeshtrimeve ka ardhur edhe dorëheqja zyrtare. Kjo është parabola në zbritje e rrjetit televiziv BBC dhe drejtorit të përgjithshëm të saj Xhorxh Entuistwll i cili ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij pas një serie skandalesh që kanë përfshirë rrjetin televiziv dhe krerët e tij.
Në një moment të parë kishte qenë akuza për pedofili e bërë ndaj Xhimi Savill, i cili ka ndërruar jetë një vit më parë, dhe më pas një reportazh i transmetuar. Edhe pse në të nuk përmendeshin emra, aty akuzohej një personazh i njohur i politikës, në anën e konservatorëve, i cili kishte qenë autor i veprimeve të turpshme në një qendër strehimi për minoren në Galles në periudhën 1970 – 1980. Në reportazh, denoncimi i Stiv Masam, kundër një personazhi të njohur që dhe pse nuk deklarohej, linte të kuptohej se bëhej fjalë për 70 vjecarin lord Mekalpin ish ministër i thesarit nga konservatorët britanikë, ka rihapur sërish skandalin. Dhe ndërsa në rrjet dhe faqe të ndryshme sociale përflitej emri i tij, Lord Mekalpin kishte kërcënuar me denoncime autorët e reportazhit. Drejtori i përgjithshëm i BBC, Londër, ka kërkuar ndjesë menjëherë duke thënë se ai reportazh nuk duhej të ishte transmetuar, dhe vetë autori i reportazhit ishte tërhequr duke thënë se personi i akuzuar nuk ishte Lord Mekalpin. Por kjo nuk ka rregulluar aspak besueshmërinë e BBC që tashmë është në rënie të lirë. Entuistwll është shprehur se ishte detyra e tij për të verifikuar akuzat para se reportazhi të transmetohej dhe një gjë e tillë nuk ishte bërë. Edhe pse hetimet po vazhdojnë drejtori i përgjithshëm është treguar i vendosur në dorëheqjen e tij duke thënë se kjo ishte gjëja e duhur për tu bërë.