E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk zhdoganoi mallrat, pranga doganierit

Vali Qyrfyci

Durrës 

Largimi i mallrave nga zona doganore pa paguar detyrimet ka çuar në pranga një doganier të Durrësit dhe një shtetas nga Elbasani. Në kuadër të operacionit Verë 1, Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë dy persona të përfshirë në një rast kontrabande. Arrestimet u kryen pasi shtetasi Vilson Çekrezi, 27 vjeç, është kapur në dalje të qytetit të Kavajës me një automjet tip kamionçinë frigoriferike Iveco me targa MI 9Y8457, me të cilën po transportonte një sasi të konsiderueshme pajisjesh si dhoma gjumi, frigorifer, biçikleta, tenda dielli etj., të cilat i kishte sjellë nga Italia. Këto pajisje 27-vjeçari i kishte kaluar nëpërmjet pikës doganore nr. 4 Durrës, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Mësohet se kalimi i pazhdoganuar i mallrave ishte kryer me ndihmën e doganierit të turnit, Fatmir Hoxha. v.q

Nuk zhdoganoi mallrat, pranga doganierit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›