E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas sulmit Berluskoni i rikthehet punës

ROME- Kryeministri italian Silvio Berluskoni rikthehet në punë pas shërimit të plotë nga sulmi që ndodhi gjatë një mitingu në Milano më 13 dhjetor. Gjatë sulmit Berluskonit iu thyen dy dhëmbë dhe hunda. Ai ka qëndruar së fundi në jug të Francës dhe në vilën e tij në Milano për të marrë veten. Ndërsa u rikthye në punë, mjaft mbështetës nga Partia e Lirive kishin dalë për ta përshëndetur. Berluskoni u ka thënë mbështetësve se ai ndihet mjaft mirë dhe i gatshëm për një fushatë të shkëlqyer elektorale. Duke bërë humor u ka treguar mbështetësve dhe xhaketën që ia ka dhuruar kryeministri rus Vladimir Putin. Nuk ka asnjë shenjë në fytyrën e Berluskonit, pra duket qartë se ai ka bërë një kurë fantastike, pas sulmit me një souvenir të rëndë të katedrales së Milanos muajin e shkuar. Në lidhje me këtë souvenir, Berluskoni bëri sërish humor duke thënë: sic duket këto gjëra si katedralja kanë humbur vlerën e tyre, ndaj njerëzit i përdorin për të goditur të tjerët. Berluskoni tashme po punon me ministrin e Ekonomisë Xhulio Tremonti për reformën fiskale një nga premtimet më të kushtueshme të Berluskonit që kur ai hyri në politikë në 1994.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›