Teleskopi i hapësirës Kepler zbulon planete të rinj
Shkencëtarët njoftuan të hënën se janë zbuluar planete të
reja përmes teleskopit të hapsirës Kepler i cili u lëshua në mars të vitit të
kaluar për të zbuluar planete të cilat lëvizin përreth yjeve të largëta. Teleskopi i hapsirës Kepler ishte projektuar
për të vrojtuar planete të ngjashme me Tokën. Por zbulimet e para të tij
përfshijnë planete shumë më të mëdha—katër nga të cilët janë më të mëdhenj se
Jupiteri dhe i pesti ka madhësi të ngjashme me Neptunin.Shkencëtari i NASA-s Uilliam Boruki thotë se këto planete sillen përreth
yjeve të tyre me një shpejtësi aq të madhe sa vitet e tyre numërohen në ditë. "Periudhat e lëvizjeve
përreth yjeve, apo periudhat orbitale të tyre zgjasin nga 3.2 deri në 4.9 ditë.
Pra këto janë orbita mjaft të shkurtëra, gjë që lë të kuptohet se këto planete
sillen shumë afër përreth yjeve të tyre dhe për këtë arsye kanë temperatura mjaft
të larta”.Për të përllogaritur temperaturën e planeteve astronomët përdorin shkallën
Kelvin, e cila fillon në zero absolute. Për shembull, temperatura e Jupiterit
është 124 gradë Kelvin ndërsa ajo e Tokës është rreth 300 gradë Kalvin. "Kur
temperatura shënon rritje, shfaqet llava e shkrirë në rreth 1300 gradë Kelvin.
Të gjitha planet që zbuluam kanë temperaturë më të lartë se llava e shkrirë.
Ata shkelqejnë prej temperaturës së tyre. Kur i shikon, është njësoj si të
shohësh një furrnaltë të ndezur dhe plot shkëlqim.”Zoti Boruki dhe astronomë të tjerë diskutuan zbulimet e reja në një takim
të Shoqatës Astronomike Amerikane në Uashington.Teleskopi Kepler nuk ka mundësi t'i shohë planetet në mënyrë të
drejtpërdrejtë. Edhe kur vrojtohet me teleskopin më të avancuar në thellësi të
hapsirës është e pamundur të dallohen planete, të cilat sillen përreth yjeve të
mëdha dhe të ndritshme. Dhe për këtë arsye astronomët përpiqen të kapin momentet
kur shkëlqimi i yllit zbehet pak ndërkohë që planeti kalon para tij. Kjo është
mënyra se si u zbuluan këto planete të reja. Teleskopi Kepler vazhdimisht vrojton më shumë se 100 mijë yje, të cilat mendohet
se kanë planetet e tyre. Sfida më e madhe është të eliminohen nga studimi
rastet kur ndriçimi i yjeve zbehet për arsye të tjera."Fatmirësisht
ne kemi një plan të mirë për të identifikuar këto zbehje që nuk shkaktohen nga
orbita e planetit”. Astronomja nga Universiteti San Hose, Natalie Batalia u tha gazetarëve se
disa nga këto zbehje mund të eliminohen nga studimi përmes informacioneve të
sakta nga vrojtimet e teleskopit Kepler. Por në raste të tjera, astronautët mbështeten
në vrojtimet nga Toka për të konfirmuar zbulimet e teleskopit Kepler. Rreth 100
netë vrojtimesh nga teleskopë në Shtetet e Bashkuara dhe në Ishujt Kanari u
nevojitën për të konfirmuar zbulimin e pesë planeteve të reja. "Shpjegimi
ofron një ide për procesin e zbulimit, se sa kohë merr ai nga fillimi e deri në
fund dhe se sa të kujdesshëm tregohemi ne në konfirmimin e të dhënave, për të
garantuar se këto janë sinjale të vërteta”. Ron Gilliland i Institutit Shkencor për Teleskopët e Hapsirës thotë se
madhësia e një ylli ishte matur përmes teleskopëve të Tokës me një nivel gabimi
prej plus ose minus 10 për qind. Teleskopi Kepler e zvogëlon në afro 1 për qind
gabimin e matjeve. Për këtë arsye teleskopi Kepler ka përmirësuar matjen e një
planeti i cili sillet përrreth yllit të tij.Keti Piaçovski nga Universiteti Indiana thotë se këto zbulime mirëpriten
nga ata, të cilën shpresojnë të gjejnë kushte për ekzistencën e jetës në këto
planete të largëta.Shkencëtarët që punojnë me teleskopin Kepler thonë se janë të lumtur me
rezultatet që po marrin. Ato kanë në plan të mbledhin sa më shumë të dhëna në
muajt dhe vitet e ardhëshme, të cilat do t'i ndihmojnë të identifikojnë planete
të ngjashme me Tokën.