E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas sulmit kimik, 5 mijë sirianë ikin ne Turqi

Në pesë ditë e fundit, katër mijë sirianë kanë kaluar kufirin e Turqisë në rrethin e Hatajit, pas sulmit me armë kimike të 21 gushtit në periferi të Damaskut, ku humbën jetën rreth 1 400 sirianë, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe gra.

Pas kësaj masakre filloi edhe lëvizja drejt kufirit turk.

Sirianët që presin në kufi, vendosen nëpër çadrat e shpërndara nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe turke.
Edhe ndihmat ushqimore dhe nevojat e mundshme sigurohen në koordinim me autoritetet turke./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›