Pas takimit, Berisha dhe Meta darkojnë në Tushemisht
Përshkallëzohen negociatat PD-LSI për ndërtimin e qeverisë së integrimit europian. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kanë shfrytëzuar një prej rezidencave qeveritare në Pogradec për të zhvilluar takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Takimi 40 minutësh Berisha-Meta i zhvilluar rreth orës 19.30 të ditës së diel është mbajtur mjaft sekret dhe larg "rrëmujës" politike e mediatike të Tiranës. Dy liderët e PD-së dhe LSI-së nuk janë mjaftuar me kaq, por janë parë gjatë mbrëmjes së të dielës rreth orës 22.00 duke darkuar në Tushemisht, në afërsi të Maqedonisë. Kryetari i PD-së, Berisha, është nisur drejt Pogradecit pasditen e së premtes, ku është akomoduar në një prej vilave qeveritare për të kaluar fundjavën pranë familjes së tij. Kreu i PD-së ka shfrytëzuar qëndrimin në Pogradec për të bërë gjatë paradites së të dielës edhe inaugurimin e fillimit të punimeve të aksit rrugor Qafëthanë - Pogradec. Po kështu, gjatë pasdites së të dielës, rreth orës 19.30, është parë pranë vilës qeveritare në Pogradec makina e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Pas takimeve të nivelit të dytë, ku në lojë fillimisht u përfshinë biznesmenë të dy kampeve respektive, më pas negociatat u përshkallëzuan me vizitën "surprizë" të deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, më datë 29 qershor në selinë e Partisë Demokratike dhe më 12 korrik finalizohet nga takimi i nivelit të lartë Berisha-Meta. Ai do të ndiqet edhe nga takime të tjera deri në fundin e muajit gusht, ku do të firmoset edhe marrëveshja e përbashkët për qeverinë e integrimit europian. Tashmë që dilemat për Qarkun e Fierit janë mbyllur dhe demokratët së bashku me republikanët dhe Partinë Drejtësi e Integrim kanë vetëm 70 deputetë në Kuvend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka në dorë fatin e ndërtimit të qeverisë së re. Kushtet në të cilat ndodhet partia e Sali Berishës, favorizon nga ana tjetër kreun e LSI-së, Ilir Meta, që të kërkojë pjesën më të mirë të tortës së pushtetit, duke kushtëzuar kështu në qëndrimet e tij Kryeministrin. Detajet e takimit Berisha-Meta janë mbajtur të fshehta në mënyrë fanatike, por ajo që vlen të theksohet është fakti se këtë herë Berisha ndodhet përballë një çështjeje delikate, e cila pritet të sfumojë fitoren e 28 qershorit. PD-ja, PR-ja dhe PDI-ja nuk i kanë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re. Me gjithë tentativat e PD-së për të "joshur" PBDNJ-në, "kapriçoja" e Vangjel Dules për të mos u ribashkuar me Berishën ka bërë që e djathta t‘i varë shpresat vetëm te LSI-ja. Po kështu, pas rezultatit të KQZ-së që e ka lënë PD-në dhe dy aleatët e djathtë me 70 mandate deputetësh, kreu i LSI-së, Ilir Meta, është vetëm një hap larg pretendimit të tij, karriges së kryetarit të Kuvendit. Një sërë portofolesh të tjera ministrore janë përfolur deri më tani si të mundshme për t‘ia kaluar në drejtim Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mes tyre ai i Shëndetësisë, Arsimit, Kulturës, por edhe Ministria e Brendshme.
Qëndrimi
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së hedh poshtë informacionet e medias
Vasili mohon: Nuk ka
pasur takim Meta-Berisha
Lëvizja Socialiste për Integrim mohoi dje faktin të ketë pasur një takim të fshehtë në Pogradec mes kryetarit të partisë Ilir Meta dhe Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, duke iu përgjigjur interesit të mediave dje, u shpreh se gjithçka është e pavërtetë, sepse nuk ka pasur një takim të fshehtë mes Metës dhe Berishës. Ai theksoi se LSI-ja do të mbajë premtimin e dhënë që negociatat mes kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhe Kryeministrit Sali Berisha do të jenë transparente, të hapura, në kohën dhe në momentin e duhur. Vasili bëri të ditur se negociatat për qeverinë e re do të bëhen në kohën e duhur dhe për nisjen e tyre pritet shpallja e rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja. "Ne do të respektojmë vendimin e KQZ-së, si institucion ligjor i ngritur me konsensusin e PD-së dhe PS-së", u shpreh Vasili. Pak ditë më parë, "Shqip" bëri të ditur se nga burime pranë dy partive, PD-së dhe LSI-së, u mësua se nisja e negociatave zyrtarisht do të fillojë në muajin gusht dhe deri atëherë kabineti aktual do të vazhdojë punën rregullisht deri në ditët e para të shtatorit. Burimet nga dy kampet politike, PD dhe LSI, paralajmëruan se pritej të kishte një spostim të takimit Berisha-Meta për të mos sfumuar punën e ministrave aktualë dhe duke respektuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve pasi të shqyrtojë ankimimet. Deri në këto momente janë zhvilluar takime të niveleve të ulëta mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësuesi i LSI-së, Dritan Prifti, është takuar disa herë me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Prifti ishte ndër të parët nga radhët e LSI-së që bëri publike në mënyrë të hapur votën e tij në Parlament për qeverinë e re të Sali Berishës. Zyrtarisht ende nuk është thënë asgjë nga LSI-ja se cilat do të jenë postet që ajo do të përfitojë nga kjo marrëveshje. Por jo zyrtarisht bëhet e ditur se kërkesat e LSI-së ndaj PD-së janë të konsiderueshme. Kjo marrëveshje me LSI-në duket se do t‘u kushtojë mjaft demokratëve, të cilët pritet të humbi një pjesë të mirë të hapësirës së pushtetit. Një nga institucionet që LSI-ja kërkon të marrë nën drejtim është Kuvendi i Shqipërisë për ta drejtuar vetë kryetari i kësaj force politike Ilir Meta. Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes kreut të Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto, pati deklaruar pesë shtyllat e bashkëpunimit në qeverisje me Partinë Demokratike. Ato kishin të bënin me integrimin europian, lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, reformën në sistemin e drejtësisë, reformën në sistemin elektoral dhe kapërcimin e krizës ekonomike.