Pas takimit me Ramën, Topi: Do luaj rolin si garant i Kushtetutës

Presidenti Bamir Topi ka sqaruar pozicionin e tij pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Presidenti Topi ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit . "Presidenti siguroi zotin Rama se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë, profesionalizmit dhe efektshmërisë, ndershmërisë dhe paanësisë së gjyqtarëve", thuhet në njoftimin për shtyp në faqen e Presidencës. Bamir Topi ka siguruar kryesocialistin Rama se do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve të shtetit të së drejtës.
Vetë kreu i PS-së Rama, thë në një prononcim për mediat se i kërkoi Presidentit që të garantojë liritë dhe të drejtat kushtetuese.
Takimi mes presidentit Topi dhe kreu të PS-së Rama u zhvillua në orën 11:00. Takimi zgjati 35 minuta dhe u zhvillua me dyet të mbyllura.