Rama:Topi të garantojë të drejtat kushtetuese

Lideri i opozitës, Edi Rama pas takimit me presidentin Bamir Topi ka deklaruar se kërkoi nga Presidenti që duke luajtur rolin që i takon. " I kërkova garantit të Kushtetutës që të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese duke luajtur rolin që i takon", u shpreh Rama.
Kryesocialisti Rama nuk iu përgjigje pyetjes nëse Presidenti do jetë negociator për situatën politike në vend.
Ai pohoi se ka njohur Topin me shqetësimin e opozitës. " E kërkova këtë takim për të shprehur shqetësimin e opozitës në emër të gjithë popullit opozitar që kërkon shtet të së drejtës, në një kohë kur shteti i së drejtës ka rënë. Kanë rënë të gjitha garancitë dhe vendi gjendet në një krizë të demokracisë dhe insitucioneve që duhet të garantojnë barazinë para ligjit", deklaroi Edi Rama. Kreu i PS-së theksoi se ka ilustruar me shembuj e fakte konkrete atë që po ndodh.
Takimi Rama-Topi zgjati 35 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Takimi Topi-Rama vjen në një kohë kur situata politike është tepër e tensionuar. Ndërkombëtarët ditë e fundit kanë bërë apel për dialog mes aktorëve politike, ndërkohë që Presidenti është shprehur i gatshëm të negociojë për zgjidhjen e krizës.